Bota
Merkel ndryshon politikën ndaj emigrantëve
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se pret që shumica e refugjatëve nga Siria dhe Iraku të kthehet në shtëpi kur të mbarojë lufta
Ajo paralajmëroi se Gjermania është e gatshme të ofrojë strehim të përkohshëm për azilkërkuesit dhe se ata nuk mund të qëndrojnë gjatë.
Deklarata e Merkelit kuptohet si një kthesë e rëndësishme në krahasim me opinionet e saj të mëparshme.
Politikania më e fuqishëm në Evropë tregon se refugjatët duhet të kthehen në vendet e tyre, kur të arrihet paqja.
“Nëse ka paqe në Siri, nëse mposhtet Shteti Islamik në Irak, ne presim të kthehen në vendet e tyre me mirëkuptim për atë që kemi bëri për ta”, tha ajo.
Në fundjavë Merkel dhe ministrat u përpoq të bindin gjermanët që ata po e mbajnë nën kontroll krizën e refugjatëve, pasi më shumë se një milion refugjatë mbërritën në Gjermani gjatë vitit të kaluar.
“Këto shifra do të duhet të reduktohet në të ardhmen dhe ne nuk mund të lejojmë të rriten, sidomos në pranverë”, tha Merkel, e cila deri tani mbrojti politikën e dyerve të hapura për refugjatët.
Kreu i kabinetit të Merkelit, Peter Altmajer, tha për gazetën “Bild am Sonntag” se Berlini është duke negociuar me disa vende, përfshirë Turqinë, për të marrë refugjatët me dosje penale, të cilët erdhën nëpër vendet që nuk janë anëtare të BE-së.
E-Diaspora
-
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike Në vazhdën tubimin elektoral me mërgatën shqiptare në Zvicër, Kryeministri në detyrë ndali veçmas te mbrojtja,... -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën Kjo është hera e parë që sistemi i drejtësisë ushtarake ka paditur një mercenar zviceran që... -
Ticino: Gjenden 40 kilogramë kokainë në makinën e serbit dhe italianes -
Kishte kërcënuar me sulm në Eurovision në Bazel – Dëbimi i tij ngre pyetje -
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë











