Lajme
Merkel: Provokimet ruse, s’mjafton që Biden të flasë me Putinin
Bashkimi Europian duhet të qëndrojë së bashku, në unitet kundër provokimeve që vijnë nga Rusia, por gjithashtu duhet të kërkojë bisedime të drejtpërdrejta me presidentin Vladimir Putin, kështu u shpreh kancelarja gjermane Angela Merkel para Bundestagut, duke shtuar se nuk është e mjaftueshme që presidenti amerikan të flasë me presidentin rus.
“Ne duhet të krijojmë mekanizma për t’iu përgjigjur bashkërisht provokimeve. Kjo është mënyra e vetme për ne të mësojmë se si t’u kundërvihemi sulmeve hibride të Rusisë. BE gjithashtu duhet të krijojë forume për dialog. Nuk do të ketë ndonjë mënyrë tjetër për të zgjidhur konfliktet”, deklaroi më tej kancelarja.
Rasti i fundit që shton tensionet është arrestimi i një shkencëtari rus në Gjermani që punonte në një universitet gjerman, i cili është akuzuar për spiunazh.
Ndalimi i vazhdueshëm i kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny, i cili mori trajtim në Berlin pas një helmimi gati fatal, ka shkaktuar gjithashtu zemërim.
Liderët e Bashkimit Europian gjatë një samiti dyditor që fillon këtë të enjte në Bruksel do të diskutojnë po ashtu një strategji të re të raporteve me Rusinë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres Koha e Krishtlindjeve sjell fluks të lartë udhëtarësh në aeroportet zvicerane. Aeroporti i Cyrihut pritet të... -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë












