Lajme
Përkundër miqësisë së tij me Putinin, SPD nuk përjashton ish-kancelarin Schröder
"I padituri Gerhard Schröder nuk është fajtor për shkeljen e urdhrit të partisë, pasi nuk ka mundur të dëshmohet asnjë shkelje”
Ish-kancelari Gerhard Schröder mund të vazhdojë të mbetet në SPD. Kështu ka vendosur nënqarku i SPD-së i rajonit të Hanoverit, bën të ditur komisioni i arbitrazhit të nënqarkut, transmeton albinfo.ch.
“Komisioni i arbitrazhit i nënqarkut SPD të rajonit të Hanoverit ka përcaktuar se i padituri Gerhard Schröder nuk është fajtor për shkeljen e urdhrit të partisë, pasi nuk ka mundur të dëshmohet asnjë shkelje”, thuhet në deklaratë, shkruan srf.ch duke iu referuar mediave gjermane.
“Schröder nuk ka justifikuar luftën e Putinit kundër Ukrainës, ai madje është distancuar prej saj. Dhe qëndrimi në krye të kompanive ruse nuk përbën krim”.
Sipas zyrës së komisionit të arbitrazhit të rajonit të nënqarkut të SPD-së së Hanoverit, ndonjë kundërshtim eventual ndaj këtij vendimi tani mund të depozitohet në distriktin e Hanoverit brenda dy javësh.
Sidoqoftë, tani verdikti i shkallës së parë të Komisionit të Arbitrazhit të SPD-së, me fjalë të tjera sugjeron se: ai mund të jetë mik i Putinit, dhe sërish të mbetet në parti, sepse kjo i përket “fushës shumë personale të planifikimit të jetës së një personi”.
Marrë parasysh edhe faktin se në tetor do të ketë zgjedhje në landin Niedersachsen, nuk është e pritshme që instanca e dytë ta ndryshojë vendimin, shkruajnë mediat gjermane.
E-Diaspora
-
Këta janë kandidatët nga diaspora për zgjedhjet e 9 shkurtit Duke parë ndikimin në rezultatet e zgjedhjeve të kaluara, diaspora pritet të luajë një rol edhe...
-
Të enjten Kurti takon mërgatën në Cyrih
-
Shqipëria me njoftim për diasporën të cilëve u është refuzuar kërkesa për të votuar nga jashtë
-
“Institucionet duhet të bëjnë më shumë për dënimin e gjenocidit mbi shqiptarët”
-
Mjekët në fushatë për ruajtjen e shëndetit të qytetarëve në një kohë kur politikanët janë në fushatë për të marrë votën e qytetarëve
Jeta në Zvicër
-
Udhëtarët për punë përballen me kostot më të larta të transportit publik në Zvicër Çmimet e biletave të transportit publik për të rriturit në Zvicër janë rreth mesatares evropiane, sipas...
-
Gjithçka që ndryshon në jetën në Zvicër nga muaji shkurt
-
Zviceranët ende përdorin në masë të madhe paratë “cash”
-
Të enjten Kurti takon mërgatën në Cyrih
-
Më 18 maj votohet për taksat e korporatave në Cyrih