Lajme
Merkel u kërkon gjermanëve durim dhe respektim të masave
Në një video-mesazh, kancelarja gjermane, Angela Merkel, e ka përshkruar krizën e koronavirusit si “përpjekje e madhe” për familjet që po përballen me masa izoluese, teksa ka bërë thirrje për durim, përcjell albinfo.ch.
“Ne nuk jemi ende gati që të rihapim çerdhet dhe shkollat”, tha ajo në një video të publikuar të shtunën.
“Por, nëse jemi më konsistent tani që të përmbahemi nga kontaktet dhe të mbajmë distancën, të respektojmë rregullat e higjienës dhe mbajtjes së maskës, kjo (rihapja) do të ndodhë më shpejt”, tha Merkel, transmeton Dpa.
Pavarësisht se tha që po bëjnë gjithçka për të rihapur çerdhet dhe shkollat, kancelarja Merkel paralajmëroi kundër “rrezikut të mutacioneve shumë ngjitëse të virusit”.
Duhet theksuar se të gjitha këto komente të Merkel vijnë pasi lideri i bllokut konservativ të Merkelit në Parlamentin gjerman, Ralph Brinkhaus, tha se izolimi duhet të zgjatet përtej datës 14 shkurt.
Ministrat e Shëndetësisë së landeve gjermane është paraparë të takohen të shtunën për të diskutuar lidhur me fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit.
Qeveria federale është përballur me kritika për procesin e ngadalshëm të vaksinimit kundër koronavirusit.
Sipas të dhënave të Institutit Robert Koch, të shtunën u raportuan 12,321 raste të reja me koronavirus.
Gjermania aktualisht është duke zbatuar masën e izolimit, ku janë mbyllur kafiteritë e restorantet, shumë dyqane dhe institucionet e sistemit arsimor. Këto masa pritet të jenë në fuqi deri në mesin e muajit shkurt.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih Partitë politike intensifikojnë aktivitetet në diasporë para zgjedhjeve të 7 qershorit, ndërsa edhe LDK-ja paralajmëron tubim... -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon -
Gjermani
19-vjeçari Murat Avdyli zgjidhet asamblisti më i ri në Bad Homburg të Gjermanisë
Jeta në Zvicër
-
Trenat dhe autobusët rajonalë në Zvicër më të pastër dhe më të përpiktë se më parë Zyra Federale e Transportit raporton përmirësim të dukshëm në përpikëri dhe cilësinë e udhëtimit gjatë vitit... -
Kufizimi i emigracionit nuk pritet ta zgjidhë krizën e banesave në Zvicër -
Qiramarrësit afatgjatë paguajnë deri në 90% më pak qira se qiramarrësit e rinj në Zvicër -
Revista kanadeze rendit qytetet më të mira të vogla në Zvicër për pensionistët e huaj -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA














