Lajme
Merkeli: Afganistani, në “orë të dhimbshme”
Në një prononcim për media, kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se talibanët do të kontrollojnë largimet nga vendi. Kina dhe Rusia shqyrtojnë kontakte me talibanët.
Ajo tha se Afganistani është duke kaluar “orë të dhimbshme”, në një kohë kur qeveria gjermane po përpiqet të nxjerrë sa më shpejt nga vendi qytetarët e saj, anëtarët e familjeve të tyre dhe punonjësit lokalë.
Sipas burimeve të dpa, Merkel theksoi në një takim me kristjandemokratët (CDU) të hënën se Gjermania po mbështetej te trupat e SHBA-së që mbajnë kontrollin e aeroportit në Kabul për të mundësuar evakuimin.
Ajo tha se Gjermania do të mbështesë vendet fqinje me Afganistanin dhe në rajonin më të gjerë, po t’u duhet të përballen me një fluks të pritshëm të refugjatëve. Por, talibanët do të kontrollojnë se kush do të ketë mundësinë të largohet nga vendi, tha Merkeli, sipas burimeve.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Një kompani zvicerane e qumështit sfidon krizën energjetike Rritja e çmimeve e lidhur me konfliktin në Lindjen e Mesme ushtron presion mbi bizneset e... -
Rritja e çmimeve në Cyrih: Apartament me 1 dhomë për 3000 franga -
Niset peticioni për të vazhduar prodhimin e Aromat në Zvicër -
Posta Zvicerane do të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet -
Zhurma që nuk ndalet: Zvicra ende pa zgjidhje për shoferët problematikë










