Jeta në Zvicër
Burrat në Zvicër po punojnë më shumë në punët e shtëpisë
Gatimin më shumë e bëjnë gratë. 7.1 orë në javë në krahasim me 3.8 të meshkujve. Pastrimit është 4.5 orë për femrat me 1.9 orë për meshkujt, larja dhe hekurosja 2.3 orë te femrat me 0.6 te meshkujt
Numri mesatar i orëve të shpenzuara për detyrat e shtëpisë nga burrat në Zvicër është rritur me 10 % më shumë në periudhën 2010-2016, sipas një raporti nga zyra federale statistikore e Zvicrës, shkruan ‘lenews.ch’.
17.9 orë të dedikuara për punë shtëpiake nga një burrë në javë ishin 36 % më pak sesa mesatarja e një gruaje, përcjell albinfo.ch.
27.3 orë të shpenzuara nga burrat për punën e paguar ishin 64 % më e lartë se 16.6 orë, ajo e një gruaje.
Pas shtimit të punës vullnetare, dy orë për gratë dhe 1.6 orë për meshkujt, orët e plota javore të punës ishin pothuajse të barabarta me burrat 46.8 orë krahasuar me 46.7 orë për gratë.
Që nga viti 2010, gratë dhe burrat po punojnë më shumë. Gratë kanë shtuar 1 orë ekstra në punën e paguar, derisa 0.2 orë punojnë më pak në punët e brendshme. Burrat shpenzojnë 0.8 orë më pak në punë, por 1.8 orët shtesë që punojnë në shtëpi tejkalojnë rënien e kohës së kaluar në punë të paguar.
Gatimin më shumë e bëjnë gratë. 7.1 orë në javë në krahasim me 3.8 të meshkujve. Pastrimit është 4.5 orë për femrat me 1.9 orë për meshkujt, larja dhe hekurosja 2.3 orë te femrat me 0.6 te meshkujt.
Përveç kësaj, gratë shpenzojnë më shumë kohë duke u kujdesur për kafshët dhe bimët (2.3 orë për femrat e 1.8 orë për meshkujt).
Çiftet me të paktën një fëmijë nën 15 vjeç punojnë më shumë. Gratë në këtë kategori shpenzojnë gjithsej 69.6 orë punë, në shtëpi dhe në aktivitete vullnetare, ndërsa baballarët 68.8 orë në javë.
E-Diaspora
-
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano Futbollisti i Kosovës dhe Juventusit u prit nga Konsulli i Përgjithshëm, Diamant Kastrati... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













