X

Na ndiqni:

 Kosova

Mësimdhënësit nga Skenderaj kanë ndjekur një trajnim në Gjermani

Trajnimi përmbante një kualifikim në aspektin e mësimit didaktik dhe praktik në profilin e ndërtimtarisë, duke mësuar nga sistemi dual i Gjermanisë

Mësimdhënës nga Shkolla Profesionale QKM në Skenderaj kanë përfunduar modulin e parë të trajnimit që është mbajtur në shkollën profesionale në Karlsruhe të Gjermanisë.

Trajnimi përmbante një kualifikim në aspektin e mësimit didaktik dhe praktik në profilin e ndërtimtarisë, duke mësuar nga sistemi dual i Gjermanisë. Gjatë vitit të ardhshëm do të zhvillohen edhe trajnime të tjera.

Ky projekt mbështetet nga republika e landit Baden-Württemberg dhe implementohet nga Akademia e Landi dhe në bashkëpunim me shkollat profesionale në Baden- Wüttemberg dhe në koordinim me Konsullatën e Republikës së Kosovës në Stuttgart, shkruan rtklive.com.

Në këtë kontekst vlen të përmendet puna disa mujore e konsujve të Republikës së Kosovës në Stutgard, Besnik Miftaraj dhe Arjan Kashtanjeva.


Reklamë
Reklamë
X

Abonohu në revistën tonë