Kosova
Mësohet kur do të nisin fluturimet Kosovë-Turqi
Kështu ka bërë të ditur Ambasada e Kosovës në Turqi
Nga data 1 korrik pritet të nisin fluturimet e rregullta nga Kosova drejt Turqisë.
Kështu ka bërë të ditur Ambasada e Kosovës në Turqi, e cila ka njoftuar se duke filluar nga 11 qershori 2020 Turqia ka hequr kufizimet për hyrje-dalje në Turqi në të gjitha pikat kufitare (ajrore, detare dhe tokësore, përveç atyre me Iranin), me kusht që shtetasit e huaj t’u përmbahen rregullave të përcaktuara.
Sipas njoftimit nga Ministria e Jashtme e Turqisë, çdo person, shtetas turk ose i huaj, në momentin e hyrjes në Turqi do t’i nënshtrohet kontrollit shëndetësor.
Nëse me atë rast paraqiten simptoma, atëherë do të kryhet testi PCR/COVID-19 pa pagesë.
“Ndërkohë, pritet që nga 1 korriku 2020 linjat ajrore në mes të Kosovës dhe Turqisë të fillojnë të qarkullojnë me orar të rregullt”, thuhet në njoftimin e Ambasadës, raportojnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres Koha e Krishtlindjeve sjell fluks të lartë udhëtarësh në aeroportet zvicerane. Aeroporti i Cyrihut pritet të... -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë











