Autotech
Mësohet se kur do të dalë në shitje iPhone i ri
Ende nuk është zbuluar shifra e saktë, por nuk do të kushtojë më shumë se 400 dollarë
iPhone i lirë i Apple, i cili është përfolur për muaj të tërë, do të hyjë në prodhim në shkurt dhe kompania do ta zbulojë atë për publikun në muajin mars, shkruan agjencia Bloomberg, që citon persona pranë Apple.
”Për të bashkuar pjesët do të përfshihen kompanitë tajvaneze Pegatron, Wistron dhe Foxconn”, shton Bloomberg.
Pajisja do të jetë iPhone i parë me kosto të ulët pas iPhone SE të vitit 2016, transmeton ATSH.
Ai do të jetë i ngjashëm me iPhone 8 të 2017, me një ekran 4,7 inç, përcjell albinfo.ch.
Nuk do të ketë njohjen e fytyrës si telefoni aktual, por lexuesi i gjurmëve të gishtave Touch ID në butonin “home”.
Procesori, megjithatë do të jetë më i fuqishmi i Apple, i quajtur A13 Bionic dhe i pranishëm në iPhone 11.
E-Diaspora
-
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” Programi çdo vit zgjedh rreth 10 aktorë/aktore nga 37 vende të Evropës, të cilët konsiderohen talente... -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut
Jeta në Zvicër
-
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune Këtë vit, industria e orëve ka punësuar dukshëm më pak njerëz se vitin e kaluar -... -
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë










