Integrimi
Mësuesi francez, pjesë e maratonës për të ndihmuar familjen shqiptare
Në Rennes të Francës një mësues mori pjesë në maratonën e mbajtur nga Cabcale drejt Mont-Saint-Michel, për të mbështetur familjen shqiptare Kuti.
Në maratonë morën pjesë 4.000 vrapues, ku në mesin e tyre vrapoi dhe mësuesi Raphwl Dubreux, raporton ouest-france.fr.
Kjo ishte maratona e parë ku mori pjesë mësuesi dhe atletiku Raphwl Dubreux, i cili garoi në mbështetje të familjes shqiptare të kërcënuar me dëbim.
Ai kishte të printuar në bluzën e tij fjalën “azil”, ku tregon hapur se është në mbështetje të personave që kërkojnë azil në Francë.
“Ne po përpiqemi të kontribuojmë në një shoqëri që ka probleme me mikpritjen. Brenda shkollës jetojmë vlerat e vëllazërisë. Ne nuk duam të jemi thjesht shikues të asaj që po ndodh”, tha ai.
Mësuesi ishte takuar gjatë javës së parë të garës me familje Kuti, shkruan abcnews, përcjell albinfo.ch.
“Fola me Arianin dhe ajo që më ka prekur është dëshira e tij për të jetuar në Francë, për të pasur një jetë më të mirë. Ai flet shumë mirë frëngjisht, çiftit i ofrohet edhe punë… “, u shpreh ai.
Raphawl Dubreux vendosi të garonte për herë të parë në një maratonë, për t’i treguar çiftit mbështetjen e tij.
“Unë kam bërë vetëm gjysmën e maratonës për momentin, por 42 km nuk janë asgjë në krahasim me distancat që bëjnë emigrantët”, thotë ai.
Maratona është mbajtur dje në orën 8:30, në Cancale, në ditën e ditëlindjes së Arianit.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër Futbolli i të rinjve zviceranë po bëhet gjithnjë e më shumë një zonë dhune. ... -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau












