Lajme
Meta do të paguajë 725 milionë dollarë për skandalin e të dhënave
Kompania mëmë e Facebook Meta ra dakord të zgjidhte çështjen e Cambridge Analytica për 679.6 milionë euro (725 milionë dollarë), zbulon një dosje nga Gjykata e Qarkut në SHBA.
Marrëveshja e propozuar do të zgjidhte një çështje që ka qenë e hapur që nga viti 2018, në të cilën Facebook u akuzua se i lejoi firmës konsulente të palës së tretë të ketë qasje në të dhënat e gati 87 milionë përdoruesve.
Cambridge Analytica, një kompani tashmë e zhdukur, punoi për fushatën e suksesshme presidenciale të Donald Trump në vitin 2016. Kompania në fjalë fitoi informacione personale të llogarive në Facebook për profilizimin dhe shënjestrimin e votuesve pa pëlqimin e përdoruesve.
Rasti i shtyu qeveritë në mbarë botën të rivlerësojnë praktikat e tyre të privatësisë dhe Facebook ka rënë dakord të paguajë 4.6 miliardë euro (5 miliardë dollarë) në 2019 për të zgjidhur një hetim të Komisionit Federal të Tregtisë dhe më pas 93.7 milionë euro (100 milionë dollarë) më shumë për të zgjidhur pretendimet e Komisionit të Letrave me Vlerë dhe Shkëmbime të SHBA-së, të dyja në lidhje me privatësinë e përdoruesit dhe si përdoren të dhënat e tyre.
Marrëveshja ende nuk është miratuar nga një gjykatës federal nga divizioni i San Franciskos i gjykatës së qarkut verior të Kalifornisë.
Meta, siç raportohet nga Reuters, nuk pranoi se ka bërë diçka të keqe, dhe pretendoi se “përditësoi qasjen ndaj privatësisë dhe do të zbatoi një program gjithëpërfshirës të privatësisë”.
E-Diaspora
-
Samiti IV-të i Diasporës Shqiptare në Tiranë, 14–15 prill 2026 Rreth 2.26 milionë shqiptarë jetojnë aktualisht jashtë vendit të lindjes, duke përbërë një prani të konsoliduar... -
Nis në Itali gjyqi për vdekjen e kosovares 24-vjeçare -
Bashkatdhetarë nga diaspora mblidhen para Speciales për të ndjekur deklaratën përmbyllëse të mbrojtjes së Thaçit -
Austri
Ansambli “Hasan Prishtina” sjell festën e Pavarësisë së Kosovës në Austri -
Promovim libri: Ismail Syla “Ëndërr në zarf”
Jeta në Zvicër
-
Trump kritikon sërish Zvicrën Trump rikthen kritikat ndaj Zvicrës dhe përmend deficitin tregtar... -
Ushtria Zvicerane ndalon përkohësisht 238 tanke për shkak të defekteve teknike -
Zviceranët blejnë gjithnjë e më shumë jashtë vendit, pavarësisht masave qeveritare -
Frangu zviceran thyen rekorde të reja ndaj euros dhe dollarit -
Debat në Thurgau: A duhet bërë publike vendndodhja e radarëve të shpejtësisë?











