Maqedonia
Mickoski: Do ta bëjmë të pamundurën të ndërpresim ndryshimet kushtetuese
Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristjan Mickoski, tha se do të bëjë gjithçka që të bllokojë procesin e ndryshimit të emrit. Ai para protestuesve të tubuar para Kuvendit tha se kryeministri Zaev e ka keqpërdorur faktorin ndërkombëtar dhe ambasadorët, për të arritur deri te ndryshimi i emrit kushtetues të shtetit. Mickoski thotë se në këtë proces të ndryshimit të emrit sheh vetëm interes personal të kryeministrit dhe pazare me drejtësinë.
Rreth pazarit të emrit dhe identitetit, po votohen ndryshime të Kodit penal, ventili po lëshohet aq sa duhet për të kaluar ato akuza që kryejnë punë për disa deputetë, apo atyre të cilët i janë besnik që ia votojnë ndryshimet dhe u zvogëlohen dënimet ose iu bien poshtë akuzat. Mickoski thotë se nuk është kundër anëtarësimit në NATO dhe BE, por se dëshiron që shteti të njihet si Republika e Maqedonisë – u shpreh Hristjan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së, raporton AlsatM, përcjell Albinfo.ch.
Unë jam kundër ndryshimit të emrit, jo sepse nuk e dua BE-në, aty kam kaluar shumë kohë, kam qenë bursist i dy qeverive evropiane, por sepse e dua Maqedoninë”. Protestuesit thonë se implementimi i Marrëveshjes së Prespës do ta dëmtojë identitetin e tyre dhe atë nacional – u shpreh një protestues.
Sot këtu jemi që të mos ndryshohet emri, që të mbetet Republika e Maqedonisë. Ne nuk jemi kundër NATO-s e as kundër Evropës, por jemi kundër ndryshimit të emrit, sepse nëse ndodh kështu, me kalimin e kohës do të asimilohet populli maqedonas”, u shpreh Hristjan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së
Protestoj sepse jam e pikëlluar që do e ndryshojnë emrin e shteti pa më pyetur mua. 80 persona ta ndryshojnë emrin më vjen keq. Protesta edhe sot ishte e qetë, por në turmë vëreheshin edhe persona të cilët provokonin gazetarët dhe policinë që siguronte Kuvendin. Nga MPB-ja thonë se i kanë marrë masat e duhura dhe se kanë dërguar numër të mjaftueshëm të forcave policore në Kuvend, me qëllim që të parandalojnë çdo incident të mundshëm. Ata largojnë çdo mëdyshje për përsëritjen e natës së përgjakshme së 27 prillit, theskoi një protestues, shkruan AlsatM, përcjell Albinfo.ch.
“Absolutisht është e pamundur që të ndodhë ajo që ju e thoni. MPB në kontinutet po ndërmerr aktivitete dhe masa adekuate për garantimin e sigurisë për të gjithë qytetarët, e sidomos për sigurinë e deputetëve. Atë që ju po pyesni është apsolutisht e pamundur të ndodhë. Protestat, të cilave dje iu bashkangjitën edhe VMRO DPMNE-ja, do të mbahen edhe të premten, tha Toni Angellovski, zëdhënës i MPB-së.
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 Siç ishte njoftuar më parë, operatori Swisscom do të ndërpresë përdorimin e teknologjisë 3G deri në... -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA











