Lajme
Microsoft do t’u kërkojë punëtorëve dëshmi të vaksinimit
Gjiganti teknologjik, Microsoft, ka ndryshuar politikën dhe nga muaji i ardhshëm do t’iu kërkojë të gjithë punëtorëve të jenë të vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit, në mënyrë që të kenë qasje në zyrat dhe hapësirat e tjera punuese në territorin e Shteteve të Bashkuara.
Kjo kompani ka njoftuar punëtorët të martën se do të kërkojë “dëshmi të vaksinimit për të gjithë punëtorët, dhe mysafirët që hyjnë në ndërtesat e Microsoftit në SHBA”, ka raportuar Seattle Times sipas agjencisë së lajmeve, Associated Press.
Kompania ka thënë po ashtu se të ketë procedura të tjera për punëtorët, të cilëve problemet shëndetësore ua pamundësojnë vaksinimin.
Prindërit e fëmijëve që janë shumë të rinj për të marrë vaksinën do të mund të punojnë nga shtëpitë deri në muajin janar, ka thënë kompania.
Edhe kthimi i pjesës tjetër të punëtorëve nëpër zyra është shtyrë për një muaj, përkatësisht 4 tetor.
Kërkesa e kompanisë për vaksina nuk do të zbatohet jashtë SHBA-së, për shkak të dallimeve ligjore nga një shtet në tjetrin.
Politika e re rreth vaksinimit vjen pas vendimit të njëjtë të marrë nga gjigantët e tjerë teknologjikë, si Google dhe Facebook, ashtu sikurse Disney dhe Walmart.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja...
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?