Shkurt.ch
Migrosi, firma më e dashur e konsumatorëve zviceranë
Migrosi mbështet idealizmin: kështu, për shembull ai, një pjesë të fitimit të tij ekonomik ia kthen popullit përmes të ashtuquajturës `përqindje kulturore` (fond për stimulimin e kulturës)
Migrosi është brendi më i pëlqyer në mesin e konsumatorëve zviceranë. Këtë e ka konstatuar një studim i bërë ga Brand Aset Valuator, për të cilin janë krahasauar 1000 brende (marka, firma) të gjithë botës faktin se sa preferohen nga zviceranët. Në vendin e dytë është Toblerone dhe në të tretin Google.
Sipas studimit, Migrosi, që është i organizuar si kooperativë, po përfiton edhe nga ndryshimi i preferencave që po pësojnë konsumatorët, të cilët tash parapëlqejnë më shumë idealizëm në përzgjedhjet e tyre se me parë. Aspektet tjera që vlerësojnë ata te Migrosi janë komunikimi më transparent, inovacionet në blerjen online etj.
„Migrosi mbështet idealizmin: kështu, për shembull ai, një pjesë të fitimit të tij ekonomik ia kthen popullit përmes të ashtuquajturës `përqindje kulturore` (fond për stimulimin e kulturës), thotë eksperti i marketingut Urs Krucker. Kjo është diçka unike në Zvicër dhe prandaj vkerësohet nga opinioni”.
Në sondazh, konsumatorët e të gjitha moshave kanë theksuar se kanë besim te Migrosi.
Shefi i Migrosit, Herbert Bolliger thotë se „rezultati i mirë që ka nxjerrë një studim i pavarur tregon se vlerat tona vlerësohen nga populli. Si kooperativë ne nuk paguajmë rroga mbi mundësitë por me paranë e fituar kemi mundësinë të aangazhohemi për projekte shoqërore”.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut Vendndodhja në Bahnhofstrasse përfaqëson një vendim strategjik. Në këtë zonë operojnë marka ndërkombëtare dhe qarkullojnë me... -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
MPJD u bën thirrje qytetarëve të shmangin kalimin përmes Serbisë -
Suedi: Vritet një i ri nga Kosova, raportohet se ishte kalimtar rasti
Jeta në Zvicër
-
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut Vendndodhja në Bahnhofstrasse përfaqëson një vendim strategjik. Në këtë zonë operojnë marka ndërkombëtare dhe qarkullojnë me... -
Zvicër
Ardon Jashari dhe Ruben Vargas: Jemi gati të luftojmë për çerekfinalen -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Granit Xhaka, lideri i kompletuar që frymëzon Zvicrën -
Zvicra dhe Austria planifikojnë blerje të përbashkëta të armatimit












