Shkurt.ch
Migrosi ofron kurse përgatitore për ata që duan pasaportën zvicerane
Kursi do të zhvillohet në katër mbrëmje, gjegjësisht 12 leksione nga 50 minuta secili dhe do të kushtojë 300 franga
Nga 1 janari 2018, siç dihet tashmë, hyn në fuqi ligji i ri, i ashpërsuar për natyralizimin e të huajve. Me këtë ashpërsim, ata që duan të fitojnë pasaportën zvicerane detyrohen të plotësojnë edhe një numër kriteresh shtesë. Bazë për të konkurruar për këtë pasaportë do të jetë pasja e lejes së përhershme të qëndrimit në Zvicër (Viza C), njohja në nivel më të lartë se deri tash e njërës nga gjuhët vendore, etj.
I vetmi lehtësim me ligjin e ndryshuar do të jetë shkurtimi i kohës së qëndrimit në Zvicër si kusht për kërkimin e nënshtetësisë, nga 12 vjet sa ishte deri tash, në 10 vjet.
Migros, ndërmarrja më e madhe zvicerane e tregtisë me pakicë, në kuadrin e shkollës së vet (Migros Klubschule) i është përgjigjur këtij ndryshimi duke ofruar kurse për përgatitjen teorike të kandidatëve për natyralizim.
“Ata i njohin strukturat më të rëndësishme politike dhe shoqërore të vendit tonë. Ata merren me ndërlidhjen dhe funksionimin e shtetit, ekonomisë dhe shoqërisë si dhe me të drejtat dhe detyrimet e qytetarëve”. Kështu prezantin Migrosi objektivin e kursit të ri që ofron me fillim nga viti i ri, thuhet në një artikull të publikuar sot në gazetën “NZZ am Sonntag”.
Kursi do të zhvillohet në katër mbrëmje, gjegjësisht 12 leksione nga 50 minuta secili. Brenda kësaj kohe do të ofrohen njohuri lidhur me zakonet, shprehitë dhe traditat zvicerane, transmeton albinfo.ch. Kursi do të kushtojë 300 franga dhe ai do të ofrohet në vende të ndryshme të Zvicrës ku funksionojnë shkollat në fjalë.
Siç ka thënë një zëdhënëse e Klubschule për gazetën “NZZ am Sonntag”, kurse të tilla janë ofruar edhe gjatë vitit që po shkon. Migros Klubschule, realizon testet e natyralizimit në emër të komunave në Kantonin e Bernës, transmeton albinfo.ch. Brenda 90 minutave, kandidatët për pasaportën zvicerane pyeten, veç tjerash lidhur me demokracinë, federalizmin, të drejtat dhe detyrimet e qytetarëve.
Sipas raportit të publikuar nga “NZZ am Sonntag”, kërkesat për pajisje me pasaportën e Zvicrës, nga fundi i vitit që po shkon kanë qenë më të mëdha në krahasim me vitet e kaluara. Këtë e tregon, veç tjerash edhe fakti se deri në fund të muajit nëntor të këtij viti numri i pasaportave të fituara zvicerane ka qenë 40 mijë ose aq sa ka qenë në gjithë vitin 2016.
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës
Jeta në Zvicër
-
Pas 40 vitesh në Zvicër, francezi duhet të largohet Pas 40 vitesh në Zvicër, një francez 60-vjeçar duhet të largohet nga vendi. Gjykata Federale konfirmoi... -
A mund të kërkojnë qiramarrësit ulje të qirasë në rast të mbinxehjes së banesave? -
Frekuentimi i kinemasë është në rritje në Zvicër -
Zviceranët janë të kënaqur me jetën, por kritikë ndaj vendit të tyre -
Vala e të nxehtit në Zvicër pritet të vazhdojë të paktën deri të enjten












