Lajme
Mijëra boshnjakë vërshojnë qytetin martir të Srebrenicës
17-vjetori i masakrës
Mijëra myslimanë vërshuan të mërkurën në mëngjes rreth Srebrenicës në Bosnjën lindore, ku do të varrosen 520 viktima të masakrës së kryer para 17 vjetëve nga forcat serbe kundër afro 8.000 myslimanëve.
“Është dhimbje, dhimbje e pafund. Kur 11 korriku vjen çdo vit, dhimbja bëhet e padurueshme”, dëshmon me lot në sy Sevdija Haliloviç, e cila erdhi në qendrën përkujtimore të Potoçari, afër Srebrenicës, për varrimin e babait të saj.
“Eshtrat e babait tim janë zhvarrosur nga dy varre masive. Dy vëllezërit e mi u vranë gjithashtu në masakër, por ata ende nuk janë gjetur”, tregon zonja pesëdhjetëvjeçare.
Për t’i shpëtuar masakrës…
© Keystone
Të martën rreth 7.000 persona mbërritën në Potoçari, pasi kishin ecur në drejtim të kundërt në rrugën ku myslimanët e Srebrenicës kishin ecur brenda pyjeve për t’i shpëtuar masakrës.
Varrimi i viktimave të zhvarrosura nga gropat masive dhe të identifikuara mbahet çdo vit në Potoçari, me rastin e përvjetorit të masakrës. Deri sot 5.137 viktima janë varrosur në varrezat e memorialit.
Priten të paktën 30,000 persona të marrin pjesë në ceremoninë e këtij viti përkujtimor, thonë organizatorët.
Të akuzuar për gjenocid
© Keystone
Pas shumë vjetësh në arrati, ish-udhëheqësit ushtarakë dhe politikë të forcave serbe të Bosnjës, Ratko Mladiç dhe Radovan Karaxhiç, gjykohen nga Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (ICTY) për përgjegjësinë e tyre në masakër.
Ata janë akuzuar për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte gjatë luftës së Bosnjës (1992-1995), gjatë së cilës 100,000 persona u vranë. Masakra e Srebrenicës është emërtuar gjenocid nga ana e drejtësisë ndërkombëtare.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA Vlerësimi “Stephen E. Dwornik” në fushën e astronomisë planetare e rendit studiuesen shqiptare mes emrave premtues... -
Itali
Vdes shqiptari në Itali, dyshohet se u hodh vetë para trenit -
Remitencat drejt Kosovës arrijnë 1.4 miliardë euro në vitin 2025, Gjermania dhe Zvicra kryesojnë -
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari
Jeta në Zvicër
-
Revolucioni diellor evropian nisi në Zvicër? Projekti TISO (Ticino Solare), pionieri evropian i energjisë diellore që ndryshoi historinë... -
Stacioni më i lartë kërkimor në Evropë ndodhet në Zvicër? -
Linja e re e trenit të natës Cyrih–Bruksel nis në shtator -
Rreziku nga erërat e forta në teleferikë: Çfarë tregoi aksidenti në Engelberg -
Gjeneva ndalon veshjet mbuluese si burka në pishinat publike











