Lajme
Berlin: Protestohet kundër masave të ashpra kufizuese
Është bërë e ditur se disa mijëra njerëz u mblodhën të mërkurën në Berlin për të protestuar kundër planeve të kancelares Angela Merkel që të fitojë më shumë kompetenca për të zbatuar kufizimet që synojnë frenimin e përhapjes së koronavirusit.
Po ashtu duhet theksuar se Parlamenti i Gjermanisë pritet të miratojnë ligje që mund të lejojë qeverinë të vendosë kufizime siç është distanca fizike; mbajtja e maskave; konsumimi i alkoolit në publik, mbyllja e dyqaneve dhe ndalimin e ngjarjeve sportive.
Ani pse shumica e gjermanëve pranojnë “masat e fundit të izolimit” për të trajtuar një valë të dytë të koronavirusit, kritikët thonë se ligji i jep qeverisë shumë fuqi dhe rrezikon të drejtat civile të qytetarëve pa miratimin e Parlamentit.
Alternativa për Gjermaninë (AfD) e ekstremit të djathtë madje e ka krahasuar atë me Aktin e vitit 1933 që hapi rrugën e diktaturës naziste të Hitlerit.
Protestuesit nuk kishin veshur maska dhe as nuk mbanin distancën fizike.
Oficerët e policisë u rreshtuan për të ndaluar demonstruesit të afroheshin shumë pranë ndërtesës së Parlamentit.
Gjermania, ekonomia më e madhe e Evropës, u vlerësua pozitivisht për mbajtjen e niveleve të infeksionit dhe vdekjeve, nën ato të shumë fqinjëve të saj në fazën e parë të krizës, por tani është në mes të një vale të dytë, si shumica e pjesës tjetër të Evropës.
Instituti Robert Koch të mërkurën tha se janë konfirmuar edhe 17,561 raste të reja me koronavirusin e ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19. Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 833,307, ndërsa numri i të vdekurve është 13.119, raporton Reuters, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Historia e artit hiqet nga lëndët e detyrueshme në shkollat e mesme Duke filluar nga vjeshta e vitit 2027, historia e artit nuk do të jetë më lëndë... -
Mjeti zviceran i inteligjencës artificiale ndihmon ekologët e Alaskës të studiojnë arinjtë -
Sezoni i polenit është afër në Zvicër -
Projekti zviceran i hekurudhave diellore ndan “njohjet” me Francën -
Cyrihu në qendër të rrjetit të trenave dhe autobusëve të natës në Evropë












