Lajme
Mijëra shtetas të Maqedonisë shkojnë në Shqipëri për fundjavë
Vijon të jetë i lartë numri i hyrje-daljeve nga pika e kalimit kufitar të Qafë Thanës. Burime zyrtare bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit në të dyja anët e kufirit me vendin fqinj kanë hyrë dhe kanë dalë 4.880 shtetas.
Numri më i lartë, sipas burimeve zyrtare, është regjistruar në hyrje nga vendi fqinj në vendin tonë, me 2.646 shtetas. Ndërkohë që kanë dalë nga Shqipëria drejt Maqedonisë së Veriut 2.234 shtetas.
Numri i lartë i hyrjeve drejt vendit tonë tregon se shqiptarët e Maqedonisë së Veriut kalojnë fundjavën në Shqipëri. Në kushte të tilla, për të përballuar edhe fluksin e lartë të hyrje-daljeve, policia kufitare ka shtuar numrin e sporteleve në Qafë Thanë, duke e çuar në 5 numrin e sporteleve në hyrje dhe dalje. Pala maqedonase punon me 4 sportele në hyrje dhe në dalje.
Ndërkohë një pjesa e madhe e shtetasve, të cilët dalin nga pika e kalimit kufitar të Qafë Thanës, vijojnë të përdorin Maqedoninë e Veriut si vend tranzit për të kaluar në Greqi, aty ku një pjesë e mirë e tyre jetojnë dhe punojnë.
Nga ana tjetër, gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë e kanë dalë nga pika e kalimit kufitar të Kapshticës 626 shtetas, ku 338 kanë hyrë drejt vendit tonë dhe 288 shtetas kanë dalë nga vendi ynë drejt shtetit helen. Rikujtojmë që kjo pikë e kalimit kufitar është rihapur vetëm për punonjësit sezonalë 1 javë më parë, shkruan VizionPlus, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
SHBA
Ermona Meshi diplomon në SHBA dhe nderohet me medaljen prestigjioze “US Diplomatic Medal” Togerja e FSK-së vlerësohet si studente ndërkombëtare e dalluar në Adjutant General School të Ushtrisë Amerikane... -
Prishtinë
‘Rame Lahaj International Opera Festival’ rikthehet me edicionin e gjashtë në Prishtinë këtë korrik -
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër shpërndan mesazhin për Samitin e Diasporës: Ftesë për bashkim dhe angazhim global -
Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të katërtit për nga numri -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen
Jeta në Zvicër
-
Në Zvicër ekzistojnë mbi 300 mijë bunkerë për mbrojtje civile Sistemi unik zviceran i strehimit emergjent mbulon pothuajse të gjithë popullsinë dhe konsiderohet ndër më të... -
Teleferikët në Fribourg tërheqin gjithnjë e më shumë vizitorë gjatë verës -
Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të katërtit për nga numri -
Zvicra rritet, Evropa tkurret – por të dyja janë të pakënaqura -
Media publike zvicerane me humbje prej 2.9 milionë frangash në 2025










