Lajme
Ministri Buja priti në grup nxënësish shqiptarë nga Turqia
Vetëm tre nxënës të pranishëm e njohin gjuhën shqipe ndërsa gjenerata e vjetër ka arritur ta ruajë të folmen tonë të 100 viteve më parë
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Ramë Buja, priti një grup nxënësish, bashkatdhetarë tanë nga Turqia, të cilët po qëndrojnë për një vizitë disaditëshe në vendin tonë.
Qëllimi i vizitës së këtij grupi nxënësish dhe arsimtarësh, bashkatdhetarë tanë që jetojnë prej kohësh në Turqi është njohja me vendin kulturën, traditat e të parëve, thellimi bashkëpunimit të ndërsjellë të kësaj natyre ndërmjet dy vendeve mike.
Ministri Buja me këtë rast u shpreh se vizitat e tilla janë shumë të mira dhe se Ministria e Arsimit do të bëjë ç`është e mundur që të ofrojë mundësi për ruajtjen, përkatësisht mësimin e gjuhës amë nga ana e të rinjve shqiptarë në Turqi.
“Këtë vizitë duhet ta shfrytëzoni edhe si mundësi për njohje edhe me moshatarët tuaj këtu, të krijoni miqësi dhe bashkëpunim ndërmjet vete për të ardhmen. Ju besoj se jeni nxënës të mirë dhe uroj të keni suksese tutje, që të keni përkushtimin dhe vullnetin tuaj që ta mësoni dhe ruani gjuhën , traditën tonë kudo që të jeni”, tha ministri Buja .
Ministri i ka njoftuar me proceset arsimore në Kosovë, të cilat po zhvillohen sipas standardeve bashkëkohore.
Qamil Bytyqi, udhëheqës i grupit të nxënësve dhe të arsimtarëve nga Turqia tha se këta nxënës vijnë nga qytete të ndryshme si Adana, Ankaraja, Izmiri, Stambolli etj., kryesisht nxënës të shkollës së mesme, 3 filloristë dhe një student.
Në vazhdim ministri Buja u interesua për atë se sa e njohin gjuhën shqipe sa është ruajtur gjuha, kultura, tradita e të parëve.
Bytyqi tha se vetëm tre nxënës të pranishëm e njohin gjuhën shqipe dhe se gjenerata e vjetër ka arritur ta ruajë të folmen tonë të 100 viteve më parë, pra qysh kur janë shpërngulur nga vise të ndryshme të Kosovës, duke filluar nga viti 1912, 1920 dhe 1930 e tutje.
Nxënësit dhe mësimdhënësit shqiptarë, vizitorë nga Turqia, shprehën dëshirën që të krijohen mundësi që të mësojnë gjuhën e sotme letrare dhe të flasim njësoj të gjithë.Ministri Buja tha se “ne do të angazhohemi që të ju sigurojmë tekste shkollore dhe këtë gjë do të bëjmë në bashkëpunim dhe mirëkuptim me ambasadoren e Turqisë në Kosovë”.
Në vazhdim të këtij takimi, u fol edhe për mundësinë e organizimit të kurseve të gjuhës shqipe në qytete të ndryshme të Turqisë, aty ku është më shumë e koncentruar mërgata shqiptare.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar














