Kosova
Ministri çek viziton Kosovën, takohet me Kurtin e Osmanin
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe zëvendësi i tij, Besnik Bislimi, do të takohen sot me ministrin çek, Martin Dvorak, i cili do të vijë për vizitë në Kosovë, përcjell albinfo.ch.
Njoftimin fillimisht e ka dhënë Presidenca e Kosovës, derisa ka bërë të ditur për kohën.
“Në orën 09:15, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pret në takim ministrin për Çështje Evropiane të Republikës Çeke, Martin Dvořák”, thuhet në njoftim.
Edhe kryeministri Albin Kurti dhe zëvendësministri Besnik Bislimi do të takohen me të në orën 10:30.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mirëpresin në takime bilaterale ministrin për Çështje Evropiane të Republikës së Çekisë, Martin Dvorak”, thuhet në njoftim.
Më pas Bislimi dhe Dvorak do të mbajnë një takim bilateral në orën 11:00.
Si përfundim, në orën 11:30 zëvendëskryeministri Bislimi dhe ministri për Çështje Evropiane i Republikës së Çekisë, Martin Dvorak, mbajnë konferencë për media.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar











