Lajme
Ministri francez i Kulturës me koronavirus
Ministri francez i Kulturës, Franck Riester, rezultoi pozitiv me koronavirus, bëri të ditur sot kabineti i tij, duke theksuar se ai është në formë të mirë dhe ndodhet aktualisht në shtëpinë e tij në Paris.
“Sot, ministri rezultoi pozitiv gjatë testit të bërë, pas shfaqjes së simptomave”, tha kabineti, duke përmendur se Riester kishte kaluar disa ditë në Asamblenë Kombëtare, javën e kaluar, ku edhe u konfirmuan shumë raste, raporton ATSH.
Zyra e kryeministrit theksoi se rregullat për ministrat janë të njëjta si për të gjithë francezët.
Pesë deputetë dhe dy anëtarë të stafit të Asamblesë Kombëtare janë infektuar me Covid-19, përfshirë dy zyrtarë të zgjedhur, që morën pjesë në mbledhjet e Komisionit për Çështjet e Kulturës, përcjell Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Diaspora i siguron VV-së mandatin e 53-të, LDK humb një deputet Me 96.32% të vendvotimeve të procesuara (2,752 nga 2,857), rezultatet e fundit zgjedhore në Kosovë konfirmojnë... -
“She Leads 2026” bëri bashkë bizneset shqiptare nga Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut -
Në Cyrih protestohet për të mbrojtur Zvërnecin në Shqipëri -
Greqi
Ky shtet evropian godet rrjetin e vjedhjes së makinave, 11 shqiptarë përfundojnë në pranga -
Votat e mërgatës nxjerrin në pah favoritët dhe më pak të votuarit e partive
Jeta në Zvicër
-
SBB tregon në aplikacion trenat pa klimë gjatë verës Gjatë muajve të verës, aplikacioni dhe faqja zyrtare e hekurudhave federale zvicerane SBB tregojnë se cilët... -
Zvicër: Debat për heqjen e lehtësimit tatimor për hotelet -
Marrëveshja SHBA-Iran do të nënshkruhet në resortin luksoz zviceran -
Pas Bazelit, edhe Cyrihu po shqyrton zbritjen e tatimeve direkt nga paga -
Valë e të nxehtit po afrohet drejt Zvicrës, temperaturat mund të arrijnë deri në 38°C














