Kosova
Ministri Gashi premton zgjidhje për problemin e ujërave të zeza në TKK
Ministri ka thënë se do të takohet me njerëz kompetentë dhe me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, për ta eliminuar këtë problem
Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, gjatë inspektimit të objektit të teatrit është njoftuar për problemet që ka ky institucion kulturor. E, ndër problemet janë ujërat e zeza, me të cilin po përballet prej kohës që është rregulluar sheshi në qendër Prishtinës.
Ministri ka thënë se do të takohet me njerëz kompetentë dhe me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, për ta eliminuar këtë problem. Ai tha se do ta shqyrtojnë buxhetin dhe do të ndahen mjete për rregullimin e problemeve që ka ky institucion i kulturës.
Ushtruesja e detyrës së drejtorit të Teatrit Kombëtar, Kumrije Hoxha, deklaroi se gjendja brenda objektit është jo e mirë. Ajo tregoi se një punëtor teknik i këtij institucioni kujdeset për ta zbrazur ujin që është i grumbulluar në bodrumet e teatrit.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Zvicër
-
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih Kalimtarët arritën ta mposhtnin dhe ta mbanin nën kontroll sulmuesin 40-vjeçar derisa mbërriti policia... -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit -
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve -
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit











