Integrimi
Ministri gjerman: “Azilkërkuesit nga Ballkani nuk janë abuzues”
"Secili njeri i përveçëm nga këta ka të drejtë që kërkesa e tij për azil të shqyrtohet në mënyrë individuale"
„Jo, nuk bëhet fjalë këtu për abuzim të qëllimshëm”, ka thënë ministri i brendshëm i landit gjerman Nordrhein Westfallen Rolf Jäger i pyetur nga gazetari lidhur me atë se kërkesat për azil të ballkanasve janë abuzive.
Me këtë rast ai ka përsëritur për nrz.de atë që e ka thënë në një intervistë dy ditë më parë se “po të isha prind në Kosovë, do të mendoja edhe unë që ndoshta të shkoja në Gjermani. Njerëzit nga vendet e Ballkanit vijnë te ne për t`i ikur varfërisë dhe mungesës së perspektivës, transmeton albinfo.ch. Secili njeri i përveçëm nga këta ka të drejtë që kërkesa e tij për azil të shqyrtohet në mënyrë individuale. Për këtë arsye për ne është për aq më e rëndësishme që atyre t`u tregojmë shpejt nëse kanë ndonjë shans qëndrimi te ne ose jo”.
Jäger nuk pajtohet as me propozimet që vijnë kryesisht nga partia CSU për mohimin e parave të xhepit dhe zëvendësimin e tyre me triska ose me gjësende. “Kjo nuk është fare e mundshme. Ne jemi të detyruar t`u sigurojmë refugjatëve një minimum ekzistencial. Kjo është detyrë jona humanitare dhe për këtë na detyron edhe Gjykata Kushtetuese Federale. Për këtë arsye duhet që ndihmat në para të jenë në nivelin e Hartz-IV (kategori ndihmash sociale në Gjermani), transmeton albinfo.ch.
Veç kësaj njerëzit nga Ballkani nuk vijnë në Gjermani për shkak të 145 eurove në muaj por për shkak se nuk shohin perspektivë në vendet e tyre. Së këndejmi, ne duhet të bëjmë gjithçka që t`i përmirësojmë kushtet në këto vende”.
E-Diaspora
-
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih Kalimtarët arritën ta mposhtnin dhe ta mbanin nën kontroll sulmuesin 40-vjeçar derisa mbërriti policia... -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit -
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve -
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit












