Integrimi
Ministri gjerman, Maas: „Turpërohem për urrejtjen ndaj të huajve“
Shtetet që e kundërshtojnë pranimin e azilkërkuesve „nuk kanë kuptuar asgjë nga ideja evropiane“, thekson Ministri i Drejtësisë
Ministri Federal i Drejtësisë së Gjermanisë, Heiko Maas (SPD), kërkon nga Unioni që të pushojë me rezistencë ndaj Ligjit të Migrimit. „Unë s’dua ta mësoj Unionin, por të gjithë ne kemi përgjegjësi ta gjejmë një përgjigje të qëndrueshme dhe afatgjatë në çështjen e pranimit dhe të integrimit“, thotë Maas për gazetën „Bild“.
Politikani i SPD-së kritikon qëndrimin e CSU-së: „Zërat e çjerrur si ata nga Bajerni, që iu veshin të gjithë refugjatëve keqpërdorim të së drejtës për azil, e acarojnë debatin në mënyrë të papërgjegjshme“.
Ai kërkon nga tërë Evropa të pranojë përgjegjësinë e saj. „Refugjatët në tërë vendet duhet të shpërndahen në mënyrë të arsyeshme“. Shtetet që e kundërshtojnë këtë „nuk kanë kuptuar asgjë nga ideja evropiane“, thekson Ministri i Drejtësisë.
„Refugjatët e rinj mirë të integruar mund të jenë një përfitim për vendin tonë“, thekson Maas.
Përmbledhur me shkurtime nga „die Zeit“
Përktheu për albinfo.ch: Nexhmedin Gerguri
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës










