Maqedonia
Ministri Heiko Maas thekson në Shkup mbështetjen për integrimin në BE
Ministri i jashtëm gjerman, Maas vuri në dukje arritjet që ka shënuar Maqedonia e Veriut
Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, shkoi të mërkurën në Shkup për t’u treguar autoriteteve maqedonase se ky vend është shumë i rëndësishëm sikundër dhe procesi i integrimit të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Ai la të kuptohej se Gjermania po e shton ndihmën për Maqedoninë e Veriut në këtë drejtim. Zoti Maas tha se Berlini po pret propozimet e Francës lidhur me reformën e metodologjisë së procesit negociues me Bashkimin Evropian, ndërkohë që theksoi nga ana tjetër pakënaqësinë e qeverisë gjermane me vendimin e Këshillit Evropian në takimin e nivelit të lartë në Bruksel për të mos lejuar hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
Shefi i diplomacisë gjermane tha në Shkup se “mund të llogaritni në mbështetjen e Gjermanisë”. Ai, ndërkohë tha se ka diskutime mbi “non paper”-in e dërguar nga Franca mbi reformat e procesit të zgjerimit të BE-së, por se ende nuk ka një propozim përfundimtar. Heiko Maas duke folur në një konferencë shtypi tha se nuk pret që propozimi të bëjë ndryshime të mëdha për sa i përket integrimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.
Ministri i Jashtëm gjerman, Maas, vuri në dukje arritjet që ka shënuar Maqedonia e Veriut, sidomos me ndryshmin e emrit, ndërsa theksoi se vendi i tij dëshiron të merret një vendim për hapjen e bisedimeve me BE-në.
Nga ana tjetër, kolegu i tij maqedonas, Nikolla Dimitrov, tha se më mirë do të ishte që vendi i tij dhe Shqipëria të shkonin së bashku, në paket, drejt integrimit evropian, por në të kundërtën, vlerësimet duhet të bëhen veç e veç për arritjet e secilit shtet aspirues për integrim në BE, duke besuar në këtë mënyrë se vendi i tij ka bërë jo vetëm reforma madhore, por dhe sakrifica për t’iu afruar Bashkimit Evropian. “Më mirë një se asnjë (në BE)”, u shpreh Dimitrov, shkruan Zeri i Amerikes.
Ministri Heiko Maas u prit edhe nga Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski dhe nga Kryeministri Zoran Zaev, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Nata e dytë e Tri Net Film Fest Mbrëmja ritheksoi nevojën për përgjegjësi kolektive ndaj kulturës dhe pjesëmarrjes aktive të publikut... -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes
Jeta në Zvicër
-
Java shkollore 4-ditore midis shpresave dhe dyshimeve në Zvicër Belp dëshiron të testojë zgjidhjen që do të përgjysmonte festat dhe politikanët vendas e mbështesin atë,... -
“Jo një Zvicre prej 10 milionë banorësh”, më shumë pro sesa kundër -
Gjashtë lajme të rëndësishme nga Zvicra për këtë javë -
Rastet e tuberkulozit në rritje në Zvicër -
Lulëzon tregu i zi i auto shkollave në Zvicrën frëngjishtfolëse













