Kosova
Ministri i Drejtësisë, Tahiri, reagon ndaj Vuçiqit
Ministri i Drejtësisë në Kosovë, Abelard Tahiri, ka reaguar ndaj deklaratave të dhëna nga ana e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për hetimet dhe vrasjen e politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq.
Sipas ministrit Tahiri, deklarimet e Vuçiq janë politike dhe se ai nuk ka asnjë kompetencë mbi këtë fushë.
Më poshtë lexoni deklaratën e plotë të ministrit Tahiri.
Është për keqardhje që Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka marrë rolin e gjykatësit, prokurorit, hetuesit dhe secilin rol tjetër që atij i nevojitet, në përpjekje e sipër për ta fshehur të vërtetën, kurdo që ajo afrohet të dalë në pah.
Abuzimi kaq i madh me pushtetin e tij arbitrar mbi mediat, mbi prokurorinë, gjyqësorin dhe policinë e Serbisë në tendencën për të fshehur gjurmët e krimit në rastin e vrasjes së politikanit serb nga Kosova, z. Ivanoviq, është dëshmi e panikut që e ka kapluar mbi potencialin që ka e vërteta faktike.
Republika e Kosovës ka qenë e hapur për bashkëpunim me organet e zbatimit të ligjit të Serbisë për çështjen në fjalë dhe ky bashkëpunim është ndërprerë sapo janë theksuar qartë pistat e dyshimit të bazuar mbi autorin/autorët e këtij krimi që i mori jetën shtetasit tonë, z. Ivanoviq.
Deklarimi i fundit i Vuçiqit në media rreth kësaj çështje, është deklarim tërësisht politik, mbi një fushë për të cilën ai nuk e ka asnjë kompetencë. Të vetmet janë organet e zbatimit të ligjit ato që hetojnë dhe nxjerrin përfundime mbi pistat e dyshuara, mbi bazën e provave që janë nxjerrë rreth këtij rasti. Dhe një adresë e tillë tashmë ekziston.
Dëshiroj t’i siguroj qytetarët e Republikës së Kosovës pa përjashtim, se institucionet e Republikës së Kosovës do të jenë të përkushtuara në mënyrë të pa kompromis deri në zbardhjen e plotë të këtij rasti.
I bëj thirrje presidentit Vuçiq që të shkëpusë traditën e regjimit serb të mbulimit të krimeve, sepse e drejta dhe drejtësia janë të vërteta në natyrën e tyre dhe të njëjtat tejkalojnë secilin regjim, sot apo në të ardhmen.
E-Diaspora
-
Këta janë kandidatët nga diaspora për zgjedhjet e 9 shkurtit Duke parë ndikimin në rezultatet e zgjedhjeve të kaluara, diaspora pritet të luajë një rol edhe...
-
Të enjten Kurti takon mërgatën në Cyrih
-
Shqipëria me njoftim për diasporën të cilëve u është refuzuar kërkesa për të votuar nga jashtë
-
“Institucionet duhet të bëjnë më shumë për dënimin e gjenocidit mbi shqiptarët”
-
Mjekët në fushatë për ruajtjen e shëndetit të qytetarëve në një kohë kur politikanët janë në fushatë për të marrë votën e qytetarëve
Jeta në Zvicër
-
Udhëtarët për punë përballen me kostot më të larta të transportit publik në Zvicër Çmimet e biletave të transportit publik për të rriturit në Zvicër janë rreth mesatares evropiane, sipas...
-
Gjithçka që ndryshon në jetën në Zvicër nga muaji shkurt
-
Zviceranët ende përdorin në masë të madhe paratë “cash”
-
Të enjten Kurti takon mërgatën në Cyrih
-
Më 18 maj votohet për taksat e korporatave në Cyrih