Lajme
Ministri i Jashtëm italian Di Maio paraqet dekret të ri për shqiptarët azilkërkues
Ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio paraqiti të premten një dekret të ri në lidhje me azilkërkuesit, i cili tha se do të shkurtojë kohën e nevojshme për të marrë një vendim nëse një emigrant duhet të riatdhesohet.
Koha e shqyrtimit të dokumenteve do të bëhet 4 muaj, nga 2 vjet që ka qenë.
“Ata që kanë nevojë për ndihmë janë të mirëpritur, por ata që, bazuar në rregullat ndërkombëtare, nuk mund të qëndrojnë këtu do të riatdhesohen”, tha Di Maio.
Mes 13 vendeve të shënuara në programin e riatdhesimit, tha Di Maio, është dhe Shqipëria.
Pak ditë më parë, duke folur nga Strasburgu, Emmanuel Macron, përmendi indirekt Shqipërinë kur foli për numrin e madh të azilkërkuesve që vijnë nga shtete të sigurta të origjinës dhe që duan hapje negociatash me BE-në, shkruan gazetaexpress, përcjell albinfo.ch
“Duhet të jemi në gjendje t’i përgjigjemi në mënyrë efektive sfidës migratore, të kemi guximin të përballemi me kërkesën për kontroll të shprehur nga të gjithë bashkëqytetarët tanë, të kemi kthjelltësi për të parë atë që në shumë raste, kërkesa për azil vjen nga shtete te konsideruara thellësisht të sigurta, madje nga njerëz që duan të fillojnë negociatat me Bashkimin Evropian, nga shtete me të cilat kemi liri të plotë të lëvizjes.”
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta














