Kosova
Ministri kërkon nga BE-ja që t’i bëjë presion Serbisë për të zhdukurit
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, ka kërkuar edhe një herë nga Bashkimi Evropian që t’i bëjë presion Serbisë për të zbardhur fatin e personave të zhdukur nga lufta e Kosovës
“Presioni nga shtetet e Bashkimit Evropian duhet të jetë i vazhdueshëm, në çdo takim me zyrtarët nga Beogradi, deri në hapjen e arkivave dhe informimin e plotë se çfarë ka ndodhur me trupat e qytetarëve nga Kosova”, ka thënë Tahiri.
Ai ka treguar edhe se: ”Pikërisht për këtë gjë, vitin e kaluar me një letër zyrtare, kam kërkuar nga homologët e mi në shtetet anëtare të Bashkimit Evropian që të mbajnë Serbinë përgjegjëse për këtë krim”.
Ministri tregoi se Ministrja e Drejtësisë së Francës, Nicole Belloube, në letrën e saj i ka dhënë mbështetje të plotë kërkesë së Tahirit.
“Serbia duhet të dëshmojë se është e gatshme të shkëputet njëherë e përgjithmonë nga politika e Millosheviqit, të respektoj konventat ndërkombëtare, por mbi të gjitha, të tregohet humane dhe të zbardh fatin e 1647 të zhdukurve, prej të cilëve mbi 100 janë fëmijë”, ka deklaruar ministri.
E-Diaspora
-
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve Pjesëmarrësit tashmë kanë filluar të eksplorojnë koncepte kyçe si diplomacia kulturore, standardet bashkëkohore të mikpritjes...... -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës
Jeta në Zvicër
-
Ofertuesi paguan 262,000 CHF për targën “ZH 11” Targa e makinës së Cyrihut “ZH 11” është shitur për 262,000 CHF në një ankand online.... -
Eksportet e orëve zvicerane në krizë -
Gjithçka që ndryshon në jetën në Zvicër nga janari i 2026-ës -
SMG: Qiratë shënojnë rritje pothuajse kudo në Zvicër -
2,500 nënshkrime për rikthimin e TGV Lyria Lozanë–Paris













