Lajme
Ministri Konjufca vizitoi Shtutgartin, “kryeqytetin” e diasporës shqiptare
Ministri i Jashtëm Konjufca, pasi i ka përshëndetur në gjuhën gjermane rreth 400 pjesëmarrës të pranishëm, ka deklaruar se Baden Vyrtembergu dhe Shtutgarti janë Landi dhe Qyteti Qendror i Shqiptarëve jashtë Kosovës
Me rastin e 12-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe 10-vjetorin e krijimit të Konsullatës së Republikës së Kosovës në Shtutgart, në manifestimin solemn, të organizuar nga Konsullata e Republikës së Kosovës, kanë marrë pjesë Ministri i Jashtëm dhe Diasporës, z.Glauk Konjufca; ish-Presidentja e Republikës së Kosovës, znj.Atifete Jahjaga; Nënkryetari i Parlamentit Evropian, z.Rainer Vieland; Ministrja e Shtetit në Landin e Baden Vyrtembergut, znj.Theresia Schopper, si dhe përfaqësues tjerë të shumtë të jetës publike shqiptaro-gjermane, transmeton albinfo.ch.

Ministri i Jashtëm Konjufca, pasi i ka përshëndetur në gjuhën gjermane rreth 400 pjesëmarrës të pranishëm, ka deklaruar se Baden Vyrtembergu dhe Shtutgarti janë Landi dhe Qyteti Qendror i Shqiptarëve jashtë Kosovës.
“Lidhjet e Kosovës më Baden Vyrtembergun i dëshmon e kaluara, prania jonë e sotme këtu dhe e ardhmja jonë e përbashkët. Ndihma nga Shtutgarti për dekada të tëra dhe kontributi i bashkëkombasve tanë, të integruar në këtë vend, janë dëshmia më e mirë për këtë që po them. Prandaj, nuk ka vend më të mirë për të festuar këtë datë historike për Kosovën dhe kombin shqiptar”, ka thënë z.Konjufca.

Duke i informuar të pranishmit në lidhje me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të lartë të Kosovës në Konferencën e Sigurisë në Mynih, z.Konjufca tha se bashkë me Kryeministrin Albin Kurti kanë zhvilluar një numër të madh takimesh me zyrtarë gjermanë, dhe se takime të nivelit bilateral do të vazhdojnë në javët e ardhshme.
“Gjermania ka qenë, është dhe do të mbetet një nga miqtë më të mirë të vendit tonë. Marrëdhëniet në mes të dy vendeve tona do të thellohen dhe intensifikohen në mënyrë të ndjeshme në vitet që do të vijnë”.

Nga ana e saj, Ministrja e Shtetit Schopper u shpreh se është e kënaqur që Baden-Vyrtemberg është bërë një shtëpi e re për kaq shumë shtetas të Kosovës dhe se Landi i Baden Vyrtembergut do të vazhdojë të qëndrojë pranë Republikës së Kosovës.

Pas fjalimeve që mbajtën edhe disa personalitete tjera, manifestimi vijoi me një program artistik të muzikës klasike, dhe përfundoi me koktej rasti, me ushqime tradicionale shqiptare për të pranishmit. /Albinfo.ch.

E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot














