Kosova
Ministri kosovar kërkon dëbimin e ambasadorit zviceran
Ministri i Infrastrukturës së Kosovës, Pal Lekaj, në emisionin Pressing të Televizionit 7, e ka komentuar deklaratën e ambasadorit zviceran, Jean Humbert Lebet, i cili ka thënë në Skenderaj se “po ndërton ujësjellësin ndërsa ju po paguani veteranë të rrejshëm”.
Lekaj thotë se është e papranueshme deklarata e ambasadorit zviceran për veteranët dhe madje para qytetarëve të Skenderajt.
“Nuk është ambasadori për me u marrë me ato. Publikisht para qytetarëve është e pakuptimtë me e lidhë një investim me një temë të ndjeshme, me veteranët e luftës. Sikur t’isha ai që marrë vendime, sot ia kisha çu letrën e largimit”, ka thënë ministri Lekaj, përcjell albinfo.ch.
Ministri nga radhët e AAK-së ndihet i fyer për deklaratat e fundit të ambasadorëve në lidhje me korrupsionin.
“Një ambasador i di përgjegjësitë e tij. Janë bërë si fëmija. Kujt t’i teket të na thotë çkado edhe të mos kenë përgjegjësi mbi ata që e thonë”, ka thënë Lekaj.
“Fjala publike e një ambasadorit të thuhet para familjarëve të dëshmorëve është e dhimbshme”.
Nasim Haradinaj sulmon ambasadorin: “Edhe në Zvicër ka veteranë të rrejshëm”
Ambasadori i Zvicrës kritikon për numrin e madh të veteranëve
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot















