Lajme
Ministri Krasniqi takoi finalistin e “Kroacia kërkon yllin”, Mark Marku
Ministri i Kulturës, Memli Krasniqi ka pritur në një takim kosovarin që zuri vendin e tretë në spektaklin “Kroacia kërkon yllin”, Mark Markun.
Ai megjithëse zuri vendin e tretë kishte një mbështetje të madhe nga audienca.
Në këtë takim, ministri Krasniqi e ka përgëzuar Markun për suksesin e arritur dhe vullnetin që ka për zhvillim të talentit.
Ministri po ashtu e vlerësoi shumë faktin që Marku në çdo moment ka përmendur vendlindjen e tij dhe e ka thënë në çdo rast se ai përfaqëson shtetin e Kosovës. Ndërsa Marku ka falënderuar ministrin për interesimin që ka treguar dhe që vazhdimisht e ka kontaktuar para dhe pas çdo gare.
Në këtë takim e pranishme ishte edhe Ivana Nobilo Cetinski, presidente e agjencisë “Nobilo&Cetinski”, që tash e tutje e ka në menaxhim karrierën e Markut.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran














