Lajme
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë”
"Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"
Duke u shprehur lidhur me vendimin për të blerë më pak aeroplanë luftarakë F-35 sesa ishte planifikuar, Ministri i Mbrojtjes Martin Pfister tha se “vendimi në Këshillin Federal u nxit kryesisht nga parimet demokratike”.
Këtë e ka deklaruar Pfister në programin e lajmeve të së shtunës të transmetuesit publik të Zvicrës, SRF.
Ata (ministrat) donin të respektonin vendimin e popullit, shpjegoi më tutje Pfister, transmeton albinfo.ch. Dhe Këshilli Federal kishte përcaktuar dhe shqyrtuar në një raport se sa avionë ishin në të vërtetë të nevojshëm.
Mbrojtja është një mandat kushtetues.
Nëse Zvicra dëshiron të mbrohet, atëherë 30 avionë nuk do të jenë të mjaftueshëm, deklaroi Pfister. Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme.
Departamenti i Mbrojtjes planifikon të paraqesë prioritetet e tij për dy vitet e ardhshme deri në fund të janarit 2026.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta












