Kosova
Ministri serb thotë se Serbia pa Kosovën nuk mund të ekzistojë
Ministri i Inovacionit në Serbi, Nenad Popoviq ka deklaruar se: “Serbia është krijuar në Kosovë dhe pa të nuk mund të ekzistojë”.
Sipas Popoviqit, Bashkimi Europian nuk ka kapacitet për të bindur shqiptarët që të bëjnë koncesione.
“Jam i sigurt se një model do të gjendet dhe kjo është një autonomi e gjerë për Kosovën, sikur që ka ndokund në botë, por sipas kornizës së Rezolutës 1244 dhe Kushtetutës së Serbisë. Marrëveshjet në Bruksel kanë vdekur. BE nuk ka kapacitet për të bindur shqiptarët që të bëjnë koncesione. Pala serbe ishte vërtetë bashkëpunuese, por që shqiptarët nuk kanë bërë një hap të vetëm. As Be nuk ka bërë asgjë”, ka thënë Popoviq, për B92, përcjell Albinfo.ch.
Popoviq thotë se Kosova dhe Serbia duhet të gjejnë një format të ri për bisedime.
“Serbia është e gatshme për kompromis. Nuk mund të ketë zgjidhje pa pjesëmarrjen e Amerikës, Rusisë, Kinës dhe Bashkimit Evropian, të gjithë së bashku”, ka thënë Popoviq.
E-Diaspora
-
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë Festë jubilarie në Mynih: Kënga dhe vallja shqiptare lidhin brezat... -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar













