Kosova
Ministri shqiptar nga Mali i Zi: Japim dorëheqje nëse iniciohet tërheqja e njohjes së Kosovës
Marash Dukaj, ministër i Administratës Publike në Qeverinë e Malit të Zi, ka treguar për marrëveshjen, të cilën e ka nënshkruar Forumi Shqiptar me qeverinë e re në Podgoricë, përcjell albinfo.ch.
Dukaj ka thënë pjesë e marrëveshjes për bashkëqeverisje në Mal të Zi është edhe Kosova.
“Ne kemi bërë një marrëveshje që është shumë e qartë, që e ka nënshkruar vetë (lideri i Frontit Demokratik, Andrija) Mandiq, dhe në atë marrëveshje është shumë e qartë e definuar edhe çështja e Kosovës si çështje e mbyllur, e paprekur. Pastaj integrimi në BE, fuqizimi në NATO, pra rruga euroatlantike e plotfuqishme e Malit të Zi”, tha Dukaj.
Ndër të tjera, ai tha se shqiptarët do të dalin nga qeveria nëse kjo marrëveshje nuk respektohet nga qeveria e Milojko Spajiq, sidomos për çështjen e Kosovës.
“Ne si subjekt, si Forum Shqiptar, nuk do të jemi pjesë e atyre tryezave, e të mos flasim marrëveshjeve të qeverive që nuk i respektojnë këto pika për të cilat jemi dakorduar. Nuk do të jemi pjesë e qeverisë, do të dalim nga qeveria (nëse shtrohet çështja e tërheqjes së njohjes së pavarësisë së Kosovës). Për ne, Kosova është çështje madhore, sepse po të mos ishte Kosova, shqiptarë në Mal të Zi do të kishte shumë, shumë më pak dhe shumë, shumë më pak do të ishin edhe të shkolluar dhe të integruar. Kosovës s’mund t’ia harrojmë”, deklaroi Dukaj.
Ai tha se shqiptarët duhet të unifikohen më shumë dhe të mos merren me çështje të tjera.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar










