Lajme
Ministri ukrainas i kërkon BE-së të vendosë sanksione ndaj Rusisë
Bashkimi Evropian duhet të fillojë të vendosë disa sanksione ndaj Rusisë për të treguar vendosmërinë për të parandaluar një luftë në Ukrainë, tha ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba.
Kjo deklaratë u bë nga ana e tij teksa mbërriti në Bruksel, për të takuar ministrat e jashtëm të bllokut.
“Ne presim vendime. Ka shumë vendime që Bashkimi Evropian mund të marrë tani për t’i dërguar mesazhe të qarta Rusisë se përshkallëzimi i saj nuk do të tolerohet dhe Ukraina nuk do të lihet më vete”, u shpreh ai.
“Ne besojmë se ka arsye të mira dhe legjitime për të vendosur të paktën disa nga sanksionet tani për të demonstruar se Bashkimi Evropian nuk po flet vetëm për sanksionet, por gjithashtu po ecën përpara”, shtoi ai.
Vendet perëndimore kanë frikë se një grumbullim i trupave ruse pranë Ukrainës në javët e fundit mund të sjellë një pushtim.
Rusia mohon çdo plan për të pushtuar, por kërkon garanci gjithëpërfshirëse sigurie.
Shefi i politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, hodhi poshtë idenë e sanksioneve të menjëhershme, duke thënë se ai ende sheh hapësirë për diplomaci./Euronews
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës zhvillon takim me përfaqësues të shoqërisë civile për përfshirjen sociale Diskutimet u fokusuan në nevojën për një qasje më të strukturuar dhe të qëndrueshme, e cila... -
Paradoksi shqiptar: mes Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës -
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri -
Vepra për Kosovën e Karl Jenkins shpallet më e pëlqyera në “Classic FM Hall of Fame 2026” -
Itali
Rai i kushton kronikë festës së valleve arbëreshe
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e shtëpive në Zvicër po vazhdojnë të rriten Çmimet për apartamentet dhe shtëpitë me një familje në Zvicër vazhduan të rriteshin në një nivel... -
Katër persona të plagosur në St. Gallen: arrestohet një shtetas i Serbisë -
Çfarë dihet për të gjithë shtetasit jo-BE që punojnë në Zvicër? -
A do të preken udhëtarët në Zvicër nga kriza e afërt e karburantit të avionëve në Evropë? -
Sa i (pa)pastër është ajri në Zvicër














