Kosova
Ministria e Diasporës me 5 zv.ministra
Për njohësit e zhvillimeve politike, numri kaq i madh i zëvendësministrave po bëhet vetëm për të akomoduar militantët partiak
Qeveria e udhëhequr nga Ramush Haradinaj nuk ka thuajse asnjë ditë që nuk emëron nga një zëvendësministër nëpër ministri të caktuara. Deri tani, në disa dikastere qeveritare janë emëruar edhe nga 4 zëvendësministra.
Zyra e kryeministrit Ramush Haradinaj, përmes një përgjigjeje me shkrim, nuk ka treguar se sa është numri i zevendësministrave, por ka lënë të kuptohet se emërime do të ketë edhe në ditët në vijim. Për njohësit e zhvillimeve politike, numri kaq i madh i zëvendësministrave po bëhet vetëm për të akomoduar militantët partiak, raporton Kohavisioni.
Xhavit Zariqi i AAK-së, pasi nuk arriti të bëhet kryetar i Ferizajt, u emërua zëvendësministër i Diasporës. Por në këtë ministri janë edhe 3 zëvendësministra të tjerë. Faruk Nura, i cili nuk arriti të zgjidhej kryetar i Vitisë, Arian Daci, i biri i Nexhat Dacit, dhe përfaqësuesi i komunitetit boshnjak, Qerim Bajrami. Në ministrin e Diasporës në ditët në vijim pritet të emërohet edhe një zv/ministër nga diaspora.
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur Në Zvicër, mesatarisht dy të rinj kryejnë vetëvrasje çdo javë, duke e bërë këtë një nga... -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane












