Kosova
Ministria e Infrastrukturës reagon për linjën Prishtinë-Beograd
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit e mirëpret hapjen e linjës Kosovë-Serbi
Linja ajrore Kosovë – Serbi ishte është ndërprerë për shkak të luftës ndërmjet palëve. Për hapësirën ajrore, e cila në Kosovë kontrollohet nga NATO, Kosova e Serbia asnjëherë s’kanë mundur të gjejnë gjuhë të përbashkët, edhe pse për këtë ka pasur tentativa.
Ministria e Infrastruktusë dhe Transportit në Kosovë ka mirëpritur hapjen e linjës Prishtinë-Beograd, shkruan albinfo.ch.
Kjo ministri përmes një njoftimi ka bërë të ditur se janë të angazhuar për normalizimin e hapësirë ajrore, meqë shënon njohje të autoriteteve të aviacionit civil mes dy shteteve dhe bashkëpunimi mes tyre, pas 20 vjetëve.
Ky është njoftimi i plotë:
Të hënën (19.01.2019), në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Berlin të Gjermanisë, kompania gjermane e fluturimeve, Luthansa, i ka dorëzuar Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës njoftimin për operim të kësaj kompanie në linjën Prishtinë – Beograd dhe anasjelltas.
Ky hap është mirëpritur nga institucionet e Republikës së Kosovës, të angazhuar për normalizim të hapësirës ajrore, meqë shënon njohje të autoriteteve të aviacionit civil mes dy shteteve dhe bashkëpunim mes tyre, pas 20 vjetëve. Përmes kësaj linje, mundësohet lëvizja e lirë e qytetarëve dhe mallrave edhe përmes transportit ajror.
Kompania Lufthansa duhet të kërkojë aprovimet dhe licencat për të gjitha fluturimet, sipas kërkesave, rregulloreve dhe Ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës, sipas marrëveshjes për ECAA.
Drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil, Eset Berisha, ka shprehur mirënjohjen e thellë të Republikës së Kosovës, ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa në këtë ceremoni kishin prezent edhe këshilltarin për siguri kombëtare të presidentit Donald Trump, Robert O’ Brien, për angazhim maksimal drejt normalizimit të hapësirës ajrore mes dy vendeve.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës












