Lajme

Kosovë: Miratohet dhënia e vaksinës për fëmijët nga 5 deri 11 vjeç

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ka miratuar vaksinimin kundër COVID-19 edhe për fëmijët e moshës 5-11 vjeç.

MSH ka treguar se kanë siguruar doza pediatrike të vaksinës antiCOVID, si donacion nga SHBA-ja përmes COVAX-it, derisa kanë siguruar edhe materiale përcjellëse për vaksinim.

“Pas sigurimit ditë më parë dozave pediatrike të vaksinës kundër COVID-19, donacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes mekanizmit COVAX dhe sigurimit të materialeve përcjellëse për vaksinim, fëmijët e moshës 5-11 vjeç, nën përkujdesjen e prindit ose kujdestarit ligjor, mund të vaksinohen që tani kundër COVID-19 në njësitë e vaksinimit në komunat e Kosovës”, thuhet në njoftim, transmeton albinfo.ch.