Shëndetësi
Ministria e Shëndetësisë përgjegjëse për furnizimin me barna
Rastet e fundit të tri vdekjeve të dyshimta, që ndodhën në Qendrën Klinike Universitare, sipas hetimeve të para, doli se mund të jenë shkaktuar nga gazi medicinal ‘N2O’, i cili përdoret në sallat operative. Operatorin ekonomik për furnizim me këtë gaz e ka kontraktuar Ministria e Shëndetësisë
Ministria e Shëndetësisë së Kosovës është organi përgjegjës për furnizimin me barna për të gjitha institucionet publike shëndetësore në Kosovë. Kjo përgjegjësi është që nga koha kur ishte vendosur që buxheti për barna të bartet nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), në Ministrinë e Shëndetësisë. Alokimi i buxhetit nga një institucion në tjetrin, ka qenë kërkesë e donatorëve dhe është miratuar nga Kuvendi i Kosovës.
Por, rastet e fundit të tri vdekjeve të dyshimta, që ndodhën në Qendrën Klinike Universitare, sipas hetimeve të para, doli se mund të jenë shkaktuar nga gazi medicinal ‘N2O’, i cili përdoret në sallat operative. Operatorin ekonomik për furnizim me këtë gaz e ka kontraktuar Ministria e Shëndetësisë, bën të ditur “Evropa e Lirë”.
Ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës, Uran Ismaili, deklaroi se dyshimet janë hedhur mbi atë gaz medicinal që është përdorur te pacientët. “Ne kemi informuar organet e rendit dhe i kemi lutur që të përshpejtojnë situatën duke e marrë parasysh që sa serioze është”, tha Ismaili, përcjell albinfo.ch.
Në anën tjetër, kryeinspektorja shëndetësore, Ardita Baraku, tha për Radion Evropa e Lirë se kompania, e cila ka furnizuar me gaz medicinal QKUK-në, nuk ka poseduar autorizim për marketing të këtij produkti medicinal, përkatësisht të gazit medicinal të njohur si ‘N2o’.
Në Ministrinë e Shëndetësisë jo rrallëherë ka ndodhur që për shkak të mosrespektimit të dispozitave ligjore të Ligjit të Prokurimit Publik, Organi Shqyrtues i Prokurimit ia ka anuluar tenderë të Ministrisë së Shëndetësisë, për artikuj të caktuar gjatë furnizimit me barna nga lista esenciale.
Në këto raste, gjykata ka obliguar autoritetin kontraktues, në këtë rast Ministrinë e Shëndetësisë, që të bëjë ndryshimin e specifikimit teknik, duke mundësuar pjesëmarrje më të gjerë të operatorëve të mundshëm ekonomikë. Kështu kanë thënë zyrtarë nga Departamenti farmaceutik në Ministrinë e Shëndetësisë.
Buxheti për shëndetësi ndër vite nuk ka pasur rritje dhe kjo ka qenë arsyeja pse shërbimet shëndetësore nuk kanë qenë në nivelin e dëshiruar. Për një vit, Qeveria e Kosovës për shëndetësi ndan rreth 180 milionë euro.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës











