Lajme
Ministrinë e Diasporës e vizitojnë intelektualët gjermanë
Siç njofton ministria, ky delegacion shoqërohej nga mësuesja e mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Gjermani, Shqipe Gara Berisha
Një delegacion gjerman i përbërë nga intelektualë të fushave të ndryshme ka vizituar Ministrinë e Diasporës, ku është takuar me ministrin Valon Murati, raporton albinfo.ch.
Siç njofton ministria, ky delegacion shoqërohej nga mësuesja e mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Gjermani, Shqipe Gara Berisha.
Mësohet se qëllimi i vizitës së tyre ishte njohja e Kosovës, por edhe shkëmbimi i kulturave, i përvojave mes bashkatdhetarëve tanë në diasporë dhe vendit pritës, në këtë rast popullit gjerman.
“Në këtë takim u bisedua për shumë çështje që prekin komunitetin shqiptar në Gjermani, por edhe për historinë e Kosovës, për mundësitë që të rritet bashkëpunimi, veçanërisht për rolin e diasporës mes vendit tonë dhe shtetit gjerman”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Në fund të takimit, mësuesja Shqipe Gara Berisha tha se imazhi që ka krijuar diaspora shqiptare, ka ndikuar që këta njerëz të shprehin dëshirë ta njohin nga afër Kosovën dhe historinë e saj.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”












