Kultura
Ministrja Dumoshi në Festivalin e Animacionit “Anibar”
Dumoshi u shpreh e kënaqur me entuziazmin e të rinjve kreativë dhe theksoi se MKRS-ja është e përkushtuar që të ndihmojë jetën kulturore të Kosovës
Ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi, ka marrë pjesë në ekspozitën e Festivalit Ndërkombëtar të Animacionit “Anibar” në Galerinë e Arteve në Pejë, transmeton albinfo.ch. Ajo me këtë rast shoqërohej nga kryetari i kësaj Komune, Gazmend Muhaxheri.
Dumoshi u shpreh e kënaqur me entuziazmin e të rinjve kreativë dhe theksoi se MKRS-ja është e përkushtuar që të ndihmojë jetën kulturore të Kosovës duke krijuar kushte më të mira.
Drejtori i Festivalit, Vullnet Sanaja e falënderoi ministren për vizitën dhe për gatishmërinë për të bashkëpunuar edhe në të ardhmen.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Stuhi e fortë në Gjenevë, rrufeja godet aeroplanin Incidenti vjen në një kohë kur moti i paqëndrueshëm po ndikon në trafikun ajror në disa... -
Rriten investimet nga Kosova në Shqipëri -
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit











