Kosova
Ministrja Gërvalla në Andorrë, merr mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në KE
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ndodhet për vizitë zyrtare në Andorra, ku u takua me homologen e saj, Imma Tor, përcjell albinfo.ch.
Gërvalla i kërkoi homologes së saj mbështetjen e Andorrës për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
“Jemi në nivelin e dytë të procesit dhe jemi të kënaqur që kemi mbështetjen e shumicës së vendeve evropiane, përveç Spanjës”, tha Gërvalla, shkruan Altaveu.
Ndërsa, Tor tha se Kosova e ka “mbështetjen tonë të plotë për këtë anëtarësim”, teksa bëhet e ditur se në takim u diskutua edhe për anëtarësimin e Kosovës në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë.
Gjatë këtij takimi u fol edhe për mundësinë që të rinjtë e Kosovës të shkojnë në Andorrë për qëndrime pune, propozim ky i Gërvallës që gjatë takimit e ka gjetur mbështetjen e homologes së saj androane.
“Është një çështje që duhet ta shqyrtojmë si në fushën ligjore, e po ashtu edhe në atë të emigracionit. Andorra ka nevojë për fuqi punëtore në periudha specifike dhe mund të jenë qëndrime të shkurtra të studentëve që vijnë në vend për të bërë praktikë në institucione”, tha Tor.
Gërvalla gjatë ditës është takuar edhe me kryeministrin e Andorrës, Xavier Espot, dhe me ministren e Kulturës dhe Sportit, Monica Bonell.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar











