Bota
Gjermani: Paralajmërohen masa për ndalimin e qeseve plastike
Ministrja e Mjedisit planifikon ligj të ri për ndalimin e qeseve plastike dhe pakësimin e paketimeve plastike. Ministrja thotë, se ka pasur një rënie prej 64% të përdorimit të qeseve plastike që nga viti 2015.
Ministrja Svenja Schulze, duke bërë publike planet e ministrisë që ajo drejton, nënvizoi të dielën (11.08.) në Berlin: “Ministria ime do të ndërmarrë hapa për ndalimin e përdorimit të qeseve plastike”. Politikania socialdemokrate nuk përmendi një afat konkret kohor. Ajo tha se qëllimi është të “shkëputemi nga shoqëria e shpërdorimit dhe që në përgjithësi të përdorim më pak plastikë”.
Një marrëveshje e arritur me bizneset në vitin 2016 tashmë ka qenë e suksesshme në uljen e konsumit të qeseve plastike. Në shumë dyqane, konsumatorët tani duhet të paguajnë për qesen plastike. Sipas Ministrisë së Mjedisit, ka pasur një rënie prej 64% në përdorimin e qeseve plastike që nga 2015.
Qeset plastike përbëjnë vetëm 1% të paketimeve plastike të mallrave të konsumit. Schulze gjithashtu dëshiron të arrijë një marrëveshje me bizneset për të zvogëluar paketimet plastike për frutat dhe perimet, përcjell albinfo.ch.
CDU për pakësim vullnetarisht të përdorimit të plastikës
Annegret Kramp-Karrenbauer, kryetare e Partisë Kristiandemokrate (CDU) që bashkëqeveris me socialdemokratët (SPD), tha se ajo preferon të fillojë me zvogëlimin vullnetarisht të përdorimit të qeseve plastike. “Nëse kjo nuk funksionon, atëherë mund të flasim për ndalime”, tha ajo.
Propozimi për të ndaluar qeset plastike nga përdorimi vjen pasi socialdemokratët dhe CDU-ja e kanë kuptuar që injorimi prej tyre i temave të mjedisit që ka ngritur vazhdimisht partia ekologjike “Të Gjelbërit”, ka çuar në rritjen e mbështetjes ndaj kësaj partie duke e ndryshuar raportin e forcave politike në vend.
Bashkimi Evropian tashmë ka avancuar me politikat për ndalimin e sendeve plastike për një përdorim të vetëm si pipat, pirunët, lugët e thikat duke filluar nga viti 2021.
E-Diaspora
-
Britani
Lirim Koraqi zhvillon vizitë shkencore në Universitetin e Yorkut në Mbretërinë e Bashkuar Sukses akademik ndërkombëtar për Lirim Koraqin në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA... -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë -
Amerikë
Edona Thaçi, shqiptarja e parë komentatore në WNBA -
Amerikë
Mjeku shqiptar pranohet anëtar i American Gastroenterological Association (AGA) -
Britani
Në Londër shënohet 10-vjetori i Shoqatës së Juristëve Britaniko-Shqiptarë
Jeta në Zvicër
-
Rritje e ndjeshme e thirrjeve për ndihmë në lidhje me pedofilinë në Zvicër Linjat telefonike të ndihmës për njerëzit me tendencë seksuale ndaj fëmijëve dhe adoleshentëve po regjistrojnë një... -
80% e punonjësve zviceranë nuk punojnë nga shtëpia -
Gripi, kulmi është arritur dhe tejkaluar -
Foodwatch padit persona të panjohur pas tërheqjes së formulave për foshnja, në fokus Nestlé -
Eksportet e orëve zvicerane vazhduan të binin në vitin 2025












