Lajme
Minstrja Amherd rrëshqet gjatë shëtitjes dhe thyen bërrylin
Aksidenti ka ndodhur të mërkurën e kaluar. Amherd ka rrëshqitur në një shkëmb labil ndërsa ishte duke ecur në Bettmeralp VS
Këshilltarja Federale Viola Amherd ka thyer bërrylin gjatë shëtitjes dhe duhet të kurohet. Megjithatë, ajo vazhdon të kryejë detyrat e saj zyrtare, transmeton albinfo.ch. Më 31 korrik, ajo do të marrë pjesë në festimet kombëtare në Lucern.
Por Amherd duhet të anulojë një vizitë pune në Korenë e Jugut.
Kjo vizitë ishte planifikuar për në fillim të gushtit, siç njoftoi të martën Departamenti Federal i Mbrojtjes, Mbrojtjes Civile dhe Sportit që drejtohet nga Amherd (DDPS). Aksidenti ka ndodhur të mërkurën e kaluar. Amherd ka rrëshqitur në një shkëmb labil ndërsa ishte duke ecur në Bettmeralp VS, shkruan sda.ch.
Me këshillën e mjekut të saj, Këshilltarja Federale duhet të pushojë deri më 10 gusht.
E-Diaspora
-
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri Kjo revistë përfaqëson një ndër botimet e para të këtij niveli, e cila sjell një format... -
Gjermani
Blendi Krasniqi zgjidhet në parlamentin e qytetit të Nidda-s -
Francë
Ambasadat e Francës dhe Kosovës urojnë aktoren Luana Bajrami për suksesin në Oscar -
Ylli shqiptar i CS2, Drin “Makazze” Shaqiri kampion i ESL Pro League -
Gjermani
Kompanitë e verës nga Kosova prezantohen në panairin ndërkombëtar “ProWein” në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Zvicra dënon përdorimin e forcës në Lindjen e Mesme Qeveria zvicerane u bëri thirrje të gjitha palëve që të shmangin përshkallëzimin dhe të ndjekin rrugën... -
Referendumi për imigracionin në Zvicër: A do të mund të votojnë të huajt? -
Tragjedia në Kerzers: Në autobus ishin 9 persona, 3 të plagosur -
Rreth 1,000 zviceranë ende të bllokuar në Lindjen e Mesme -
Një në gjashtë zviceranë ka konflikte me fqinjët













