Kosova
Miratohet Raporti i Progresit: Kosova me progres të limituar e stagnim
Mësohet se Komisioni Evropian ka miratuar Raportin e Progresit për vitin 2025, që për Kosovën konstaton progres të kufizuar e stagnim, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se shkak kryesor është përçarja e skenës politike dhe ngërçi institucional. Komisioni Evropian mbetet gati të përpilojë mendimin për statusin e vendit kandidat për Kosovën, por i duhet mandati nga vendet anëtare.
Ndërkohë, heqja e masave ndaj Kosovës kushtëzohet me transferimin e pushtetit lokal në veri.
Të gjitha marrëveshjet nga dialogu duhet të zbatohen edhe nga Kosova edhe nga Serbia.
Sa u përket masave të vendosura nga BE-ja për Kosovën, është thënë se ka nisur heqja graduale e tyre, dhe se në kuadër të heqjes ka qenë edhe një takim i mbajtur në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit në korrik. Aty është theksuar se heqja e mëtejme e tyre varet nga depërshkallëzimi në veri.
“Hapat e mëtejmë mbeten të kushtëzuar nga një ulje e qëndrueshme e tensioneve në veri. Komisioni synon t’i heqë më tej këto masa me kushtin që të arrihet një transferim i rregullt i qeverisjes lokale në veri, pas raundit të dytë të zgjedhjeve lokale dhe nëse ulja e tensioneve është e qëndrueshme”, thuhet në raport.
E-Diaspora
-
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih Besimtarët shqiptarë festojnë Fitër Bajramin në Cyrih me mesazhe paqeje... -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA -
Itali
Vdes shqiptari në Itali, dyshohet se u hodh vetë para trenit -
Remitencat drejt Kosovës arrijnë 1.4 miliardë euro në vitin 2025, Gjermania dhe Zvicra kryesojnë -
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin
Jeta në Zvicër
-
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih Besimtarët shqiptarë festojnë Fitër Bajramin në Cyrih me mesazhe paqeje... -
Revolucioni diellor evropian nisi në Zvicër? -
Stacioni më i lartë kërkimor në Evropë ndodhet në Zvicër? -
Linja e re e trenit të natës Cyrih–Bruksel nis në shtator -
Rreziku nga erërat e forta në teleferikë: Çfarë tregoi aksidenti në Engelberg












