Shkurt.ch
Më mirë paguhet nga puna në burgun zviceran se si punëtor në Rumani!
Atij, thjesht “nuk i shpaguhet” të qëndrojë pa bërë delikte, citon rumunin gazeta zvicerane
Në Zvicër, të burgosurit që punojnë gjatë vuajtjes së dënimit, fitojnë nga 26 franga në ditë. Kjo duket se është më tepër se sa që një punëtor “normal” fiton në Rumani. Për këtë arsye një rumun i dënuar parapëlqen të vuajë burgun dhe krahas kësaj të fitojë në mënyrë të ndershme një pagë jo të keqe.
Por, për të “merituar” këtë qëndrim në burg, ai detyrohet të bëjë vazhdimisht nga një delikt të ri. Siç shkruan gazeta “Zentralschweiz am Sonntag , Gjykata e krimit në Lucern e ka dënuar rumunin javën e kaluar me tre vjet e 9 muaj burg. Dhe ky dënim është i treti brenda shtatë viteve, madje pa i numëruar burgimet e mëhershme në Gjermani dhe në Austri.
Atij, thjesht “nuk i shpaguhet” të qëndrojë pa bërë delikte, citon rumunin gazeta e përmendur.
Por, me gjthë faktin se në burgun e Lucernit Grosshof dita e punës paguhet 26 franga, ai nuk mund të shfrytëzojë shumën e plotë, transmeton albinfo.ch. 40 për qind të pagës deponohet në një konto të bllokuar, për kohën pas vuajtje së dënimit. Po ashtu të burgosurit që janë nga shtete të jashtme duhet të paguajnë vetë shpenzimet e kthimit në atdhe.
E-Diaspora
-
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër Mobilizimi i komunitetit shqiptar për pjesëmarrje në politikën lokale dhe në proceset demokratike të vendit ku... -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia












