Lajme
Mjeku shqiptar: Qasja shkencore në Suedi dha efekte pozitive
Duket se një nga vendet që po e kontrollon më së miri pandeminë e koronavirusit është Suedia.
Sipas mjekut Agim Progni, në Suedi situata është trajtuar me bazë shkencore, e cila sipas tij, ka dhënë efekte pozitive.
Mjeku shqiptar, i cili është angazhuar në luftën ndaj koronavirusit shpjegoi se pavarësisht se situata është menaxhuar mirë, duhet treguar vigjilencë për të mos u rrezikuar nga ndonjë pakujdesi.
Gjithashtu ai tha se po bëhet një studim për antitrupa, duke u fokusuar edhe te imuniteti i grupit.
“Po punohet njëkohësisht edhe për vaksinën, edhe pse nuk ka një kurë të veçantë deri tani. Pacientët e prekur kanë një përkeqësim të veshkave apo mushkërive, por nuk ka një konkluzion specifik për mjekimin. Megjithëse shifrat e ditëve të fundit po na tregojnë rezultate pozitive”, tha Progni.
Gjatë intervistës mjeku shqiptar tha se shpeshherë pandemia ka dalë jashtë kontrollit, gjithçka sa i përket virusit është e re dhe për këtë arsye do të duhet shumë kohë për rezultate konkrete. Më tej ai tha se vendet janë në një luftë të vërtetë me këtë virus dhe për pasojë ka humbje të mëdha.
Sa i përket vaksinës së turbekulozit, Progni tha se nuk ka pasur një ndikim ndaj COVID-19. “Sot po flitet shumë për trajtimin antitrompozë dhe kjo mendohet që mund të jetë një faktor mbrojtës. Në Suedi kishte rekomandime për persona të moshuar që ishin edhe më të rrezikuar. Në Shqipëri kam parë se ka sjellë pasoja të jashtëzakonshme te qytetarët, dhe ajo masë më duket e tepruar”, u shpreh ai.
E-Diaspora
-
“Një brez mes dy kulturave” Sofra 2026, reportazh nga Luljeta Ademi, kamera Gent Mersinaj... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Nis votimi me postë për diasporën, KQZ publikon udhëzimet për qytetarët jashtë vendit -
Australia nga afër, mes pafundësisë, heshtjes dhe rendit -
13-vjeçarja shqiptaro-kanadeze mahnit Veronën me performancë solo
Jeta në Zvicër
-
Shqipëria
Shqipëria në mesin e destinacioneve më të preferuara për pushime nga zviceranët këtë verë Blick: Rajoni i Ballkanit po shndërrohet në një nga destinacionet më të preferuara për pushime nga... -
Zvicër
Në cilat shtete burrat humbin më shpesh flokët, ja ku renditet Zvicra -
Gjermania propozon status të veçantë për Ukrainën në BE, Ballkani Perëndimor vetëm me rol vëzhgues -
Pse Zvicra është kampione e jetëgjatësisë në Evropë? -
Dyshohet për evazion fiskal – arrestohet shefi i kompanisë ajrore GP Aviation













