Lajme
Mjeku Sonmez thotë se në Prishtinë ka kryer vetëm një transplantim
Mjeku turk Yusuf Sonmez, të cilin prokurorët e EULEX-it në Kosovë e akuzuan se ka luajtur rol kyç në trafikim ilegal me organe më Kosovë, në një intervistë për gazetën Times të Londrës, thotë se nuk ka ditur asgjë për mënyrën se si kanë ardhur ato organe nga dhuruesit.
Mediet turke, shkruan Times, Sonmezin e kanë quajtur “Doktor Frankestein”, por ai hedh poshtë akuzat se në klinikën “Medicus” në Prishtinë, ka bërë transplantimin e veshkave, për të cilat pacientët e rinj kanë paguar edhe deri në 100 mijë euro.
Në të njëjtën kohë ai pohon se në periudhën prej dhjetë muajve, duke filluar nga fundi i vitit 2007, kur ishte në “Medicus”, thotë se si këshilltar dhe kirurg, është kryer vetëm një transplantim, dhe se nuk ka ditur për gjoja trafikimin ilegal.
Sonmez ka thënë se kurrë nuk është takuar me pjesëtarët e UÇK-së, të cilët senatori zviceran Dick Marty i akuzon se kanë vrarë serbët dhe i kanë shitur organet e tyre.
Times shkruan se mjeku Sonmez në Turqi është në zë të keq që nga viti 1998 dhe se disa herë është arrestuar nën dyshimin se ka kryer transplantime ilegale.
E-Diaspora
-
Votimi me postë për zgjedhjet e 7 qershorit nis më 21 maj Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që votimi me postë për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin... -
Vjenë
Pjesëmarrje në Forumin Ekonomik “Vienna Economic Forum – Meet Kosovo in Vienna 2026” -
KQZ zyrtarisht aprovon mbi 131 mijë aplikime të diasporës për votim në zgjedhjet e 7 qershorit -
Gjermani
Donauwörth përjeton një fundjavë “kosovare” me aktivitete dhe ngjyra kulturore -
Shqiptarja Qendresa bashkëpunon me Drake në këngën “Slap The City”
Jeta në Zvicër
-
Zyrtare: Këta janë 26 futbollistët që Zvicra do t’i dërgojë në Kupën e Botës Përzgjedhësi i Kombëtares së Zvicrës, Murat Yakin, ka publikuar listën me 26 lojtarët që do të... -
Zvicra voton në qershor për taksa, paga dhe banesa -
Gjithnjë e më shumë persona po refuzohen në kufijtë e Evropës -
Çfarë ndryshon në Zvicër gjatë qershorit 2026 -
Zvicra planifikon zgjerim të madh të linjave ndërkombëtare të trenave













