Integrimi
Modelja shqiptare, në sfilatën e markës prestigjioze “Prada”
Revista e njohur britanike “Telegraph” shkruan për modelen shqiptare, e cila ka nënshkruar kontratë me markën prestigjioze Prada
Revista e njohur britanike Telegraph shkruan për modelen shqiptare 22-vjeçare Sihana Shalaj, e cila ka spikatur në sfilatën e markës prestigjoze Prada, transmeton albinfo.ch.
Thuhet se ylli më i ri i pistës së Prada-s, tani e quajtur si mbretëresha e Kosovës, po i habit të gjithë për mënyrën e pamjes karizmatike të saj, shkruan revista Telegraph.
Ajo është një fytyrë e re, e rezervuar, nervoze, e paparë ndonjëherë, shkruhet për modelen shqiptare, Sihana Shalaj.
Kjo revistë shkruan se shfaqja e sezonit pranverë – verë 2020 në Javën e Modës në Milano ishte shumë e veçantë, dhe pa dyshim që këtë veçanti e dha modelja Sihana Shalaj, një 22-vjeçare me origjinë nga Kosova që kaloi një pjesë të fëmijërisë së saj të hershme në një kamp refugjatësh në Shqipëri pas shpërthimit të luftës më 1998.
Sihana është një emër premtues në fushën e modës dhe tashmë ajo ka nënshkruar një kontratë me kompaninë e njohur Prada në Britaninë e Madhe.
Falë pamjes së saj të pazakontë dhe stilit të veçantë androgjen, ajo bëri hyrjen në skenën prestigjoze duke i habitur të gjithë me pamjen dhe prezantimin e saj të veshjeve. /Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja...
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?