Kosova
Mogherini e përsërit: Taksa duhet të hiqet
Shefja e Politikës së Jashtme e BE-së, njëherësh ndërmjetëse e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, Federica Mogherini, ka zhvilluar një bisedë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Vuçiqi u deklaruar dje, duke thënë se vonesa në dialogun midis Kosovës e Serbisë mund të kapërcehet vetëm kur qeveria e Kosovës shfuqizon taksat mbi mallrat serbe dhe ndalon provokimet, siç është ligji për statutin e Trepçës, edhe Mogherini pati komente të ngjashme, raporton Koha.net.
Ajo tha se taksa duhet hequr që dialogu të vazhdojë, ndërsa kërkoi që marrëveshja gjithëpërfshirëse, ligjërisht obliguese, të arrihet me urgjencë, ku do të përfshiheshin të gjitha çështjet e hapura, përcjell albinfo.ch.
“Fola me presidentin Aleksandar Vuçiq në lidhje me avancimin e dialogut. Marrëveshja gjithëpërfshirëse, ligjërisht obliguese mbi të gjitha çështjet e hapura, është urgjente dhe qenësore për Serbinë dhe Kosovën për të avancuar drejt BE-së dhe për stabilitet e paqe në rajon. Tarifat duhen hequr, bisedimet duhen vazhduar”, ka thënë Mogherini në një postim në Twitter.
E-Diaspora
-
Mësuesit e diasporës bashkohen në Kosovë për forcimin e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe... -
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti












